Vatra të reja me COVID në Kukës, sot 8 raste të reja, qytetarët nuk respektojnë masat

Vatra të reja me COVID në Kukës, sot 8 raste të reja, qytetarët nuk respektojnë masat

Kukësi vazhdon të jetë një vatër e nxehtë e koronavirusit Në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste te reja me Covid në Kukës dhe nga  autoritetet shëndetësore klasifikohen si vatra të reja, pasi të infektuarit janë konstatuar në tre familje. Mësohet se 3 prej të 8 të infektuar me koronavirus janë të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë ndërsa të tjerët janë të karantinuar dhe gjendja e tyre për momentin është e qëndrueshme.

Njësia e Kujdesit Shëndetësor Publik  Kukës vazhdon me marrjen e tamponët sipas raportimeve dhe gjurmimit të kontakteve që personat e prekur kanë patur. Por,rritja e rasteve nuk po shoqërohet me ndërgjegjësim të qytetarëve të cilët vazhdojnë të tregohen indiferentë ndaj masave mbrojtëse dhe ende nuk janë të ndërgjegjësuar sa duhet për rrezikun e infektimit, pavarësisht shtimit të rasteve nga dita në ditë. Përdorimi i maskave apo ruajtja e distancimit fizik, nuk respektohet në mjedise publike apo në mjediset e mbyllura. Kujtojmë se prej më shumë se tre javësh Kukësi i është kthyer zonës së kuqe me Covid-19. Aktualisht, në Kukës  janë aktivë me koronavirus 37 persona.  Sakaq, situata më Has dhe Tropojë paraqitet pa probleme me COVID -19.


Lajmi kryesor:

Sot 2 viktima dhe 90 raste të reja, infektohet gjyqtari, mbyllen Gjykata e Posaçme, bashkia e Malësisë së Madhe dhe kopshti në Tiranë


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump