VAU DEJËS- 200 familje në fshatin Mal i Jushit të Bashkisë Vau i Dejës janë pa ujë të pijshëm prej më shumë se 3 javësh. Shkak është bërë dëmtimi i një pompe përmes të cilës ujësjellësi furnizon këtë fshat. Banorët thonë që pas ankesave të tyre i është thënë që pajisja e dëmtuar do porositet jashtë vendit, por ndërkohë kanë kaluar 3 javë dhe sërish ata vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
"Pompa është prish dhe askujt nuk i bie ndërmend për këtë fshat, thonë se është djeg pompa dhe që pjesa do vijë nga Italia, por sa vonon që të vijë dhe të rregullohet se vret njeri mendjen", tha një banor.
"Në këtë muaj, veç një ditë ka ardhur ujë. S'kemi ujë, ikim në fshat tjetër që të marrim ujë", tha një tjetër banor.
Banorët deklarojnë se janë pagues të rregullt të faturave të ujit ndaj kërkojnë që dikush të përgjigjet dhe të rregullojë defektin që ka lënë pa ujë të pijshëm fshatin Mal i Jushit.
"Në kërkojmë që të na vijë ujë, se ky popull është pa ujë këtu e 3 javë. Nuk është e drejtë kjo, ne taksat i paguajmë çdo muaj, pse uji nuk na vjen, pse nuk interesohen për ujin", tha një banor.
Gjatë këtyre ditëve banorët janë detyruar të mbushin ujë tek një fshat tjetër i cili është disa kilometra larg shtëpive të tyre.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.4%
-
Të vogla
67.5%
-
Nuk e di
16.1%
Vota total: 935
Lajme të tjera
-
Vau i Dejës/ 66 vjeçari pret pemën, lë pa drita tërë fshatin
18 Mars, 11:02
-
Vau i Dejës, Infermieri tenton të vrasë nënë e bir duke i përplasur me makinë! Ishin kolegë tek qendra shëndetësore
16 Mars, 11:51
-
Vau i Dejës, arrestohet 50 vjeçari që kërcënoi me sëpatë e thikë gruan dhe 4 fëmijët e mitur (EMRI)
26 Janar, 10:00
-
Shembet ura që lidh Vaun e Dejës me Lezhën, bashkonte 5 fshatra! Nis puna për krijimin e një aksi devijues
17 Janar, 16:07
-
Bet’lehemi i gjallë, rituali që është kthyer në traditë në Vaun e Dejës! 11 mijë besimtarë krijojnë skenën e lindjes së krishtit në fshatin Hajmel
27 Dhjetor 2023, 19:15
-
Arrestohen 'skifterat' në 2 muaj vodhën 6 banesa dhe dogjën 4 makina në Shkodër e Vau e Dejës
21 Nëntor 2023, 14:17
-
Dogjën 4 makina dhe grabitën 6 banesa, goditet grupi kriminal në Vaun e Dejës! 3 të arrestuar, 2 prej tyre ushtarë në repartin e këmbësorisë (EMRAT)
20 Nëntor 2023, 11:44
-
VIDEOLAJM/ Era e fortë lë pa energji disa fshatra, punonjësi i OSHEE në Vaun Dejës sfidon motin e keq, në mes të furtunës mbi shtyllë elektrike
5 Nëntor 2023, 19:55
-
Lëvizte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale, në pranga 37-vjeçari në Vaun e Dejës! Tentoi t’i ikte policisë
2 Nëntor 2023, 11:34
-
Presidenti Begaj viziton disa biznese në Bashkinë Vau i Dejës: Frymëzuese të shohësh shqiptarë që kthehen për të investuar në shtëpinë e tyre
27 Tetor 2023, 16:45
-
Sherr mes kushërinjve për pronën në Vaun e Dejës, arrestohet 53-vjeçari, në kërkim i biri
10 Tetor 2023, 11:27
-
Asgjësohen 115 bimë kanabis në Vaun e Dejës, në pranga 38-vjeçari, në hetim gruaja e tij! Pamje nga momenti i arrestimit
27 Shtator 2023, 09:00