Vdekja e 53 vjeçarit nga Ndroqi, të rinjtë e FRPD protestojnë duke ndezur qirinj përpara Kryeministrisë

Të rinjtë e FRPD kanë ndezur qirinj para kryeministrisë, në shenjë proteste për vdekjen e 53 vjeçarit Lutfi Çekirri pasi u sorollat dyerve të spitaleve në Tiranë.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllçi ka njoftuar se gjatë protestës do të ndizen disa qirinj në kujtim të Çekirrit. Ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së tyre.

“Në orën 18.30, një grup të rinjsh nga FRPD dhe studentë të Mjekësisë do të bëjnë një protestë homazh para kryeministrisë. Të rinjtë do të ndezin qirinj për 53 vjeçarin Lutfi Çekirri, i cili humbi jetën pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë kurën e duhur. Kryetari i FRPD Belind Këlliçi dhe 2 studentë të Mjekësisë do të kenë një komunikim me median. Ju ftojmë ta ndiqni nga afër dhe drejtpërdrejt këtë homazh protestë", ka thënë ai.

Çekirri denoncoi në media se nuk iu dha ndihmë mjekësore nga QSUT dhe Spitali Ushtarak të cilët e "sorollatën" sa në një spital në tjetrin.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë ndërroi jetë ditën e premte, teksa sot u përcoll për në banesën e fundit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 26/10/2020 23:16

    O krriç! Duhet i kishe vene 4 te vrereve nga ish kryeministri kriminel qe dha urdher per ti ekzekutuar ,dhe kryetari yt aktual qe ishte minister i brenshem vrau 4 veta! A ndezet qirijt per keto njerez te pa fajshem o krriç,kurr nuk vini ne pushtet me mashtrime e Babale.

    Përgjigju
  • O Krric: 26/10/2020 20:02

    Mos harro ke she jatwr pllaka aty qe i vrate ne plumba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot