Vdekja e binjakëve në Berat, gjyshja: Ndodhi 10 minuta pasi pinë qumësht kutie, njëri ishte ende i ngrohtë! Nëna: Më ra të fikët!

Një ditë më parë në Berat u shënua një ngjarje e rëndë, ku vdiqën dy foshnje 5-muajshe të familjes Agalliu, Rojani dhe Rojeli. Familja dyshon te qumështi me kuti, ndërsa mjekët te asfiksia nga soba, teksa hetimet vijojnë. Një ditë pas tragjedisë kamera e Report Tv ishte në familjen Agalliu. Nëna e binjakëve Merushe Agalliu u shpreh se fëmijët i ushqente me qumësht kutie dhe se nuk kishin shfaqur asnjëherë probleme. Ajo kërkon që të zbardhet ngjarja për të mësuar shkaqet që i morën jetën dy fëmijëve.

"I lashë mirë, po bëja punët, kur shkova i pashë nuk ishin mirë. Thirra kunatën, fëmijët kishin mbaruar. Më ra të fikët dhe nuk mbaj më mend pastaj. Fëmijët ishin normalë nuk kishin asgjë. Dua një të drejtë që të zbardhet. Për të pirë u jepja qumësht kutie, ndoshta e kanë nga ai. Por nuk e di. Unë dua një të drejtë, pasi nuk ka mundësi, lindën normalë" tha nëna.

Gjyshja e binjakëve, rrëfeu se në momentin që konstatuan gjendjen, njëri nga fëmijët ishte ende gjallë, por punë sekondash mbaroi. "Unë banoj në katin e parë, më vjen nusja më sjell njërin nga fëmijët ai kishte mbaruar, ngjis shkallët dhe i them merr tjetrin, ai ishte i ngrohtë, por punë sekondash mbaroi. nuk kisha se cfarë të bëja mbajta nusen me shpresa, i thashë hajde ti cojmë në spital, por ata nuk kishin nevojë për ndihmë. Në spital mjeku na priti si i takonte, bëmë deklaratat tona dhe kaq.

1580149224_Merusheagalliu.jpg

Gjyshja dhe nëna e binjakëve Merushe Agalliu

Unë dua nga mjekësia, se cfarë sikleti kanë pasur, zjarr dhe gaz jo në dhomë. Dhoma është e veçantë, larja bëhet në ngrohtësi, ishin të qetë. Vaksinat i kaluan me sukses. Qumështin e merrnim në një shoqatë, unë nuk jam specialiste që t'ia hedh fajin qumështit. Dua t'i jepet një e drejtë këtij fëmije. Unë dua një ndihmë nga shteti, që të jetojnë edhe këta fëmijë, se ka edhe dy djali, ti rrisë si gjithë të tjerët. Më është bërë çupa 10 kg njeri për ata fëmijë".

Një e afërme e familjes theksoi se fëmijët ndërruan jetë 10 minuta pasi pinë qumësht me kuti. Ajo dyshon se qumështi që merrnin nga një shoqatë në Berat mund të ketë qenë i skaduar. "Mos është i skaduar qumështi i shoqatave, mos janë pakot të skaduara, ne na ndodhi sot, mos t'i ndodhë një tjetri nesër, të kontrollohen. Shteti të kontrollojë ushqimin që pi fëmija. Fëmijët nuk ishin të sëmurë, sapo u dha për të pirë, pas 10 minutash u sëmurën. Mos fajësojmë prindërit". Ky është rasti i tretë në pak ditë, pasi para dy ditësh ndërroi jetë një foshnje në Kavajë, ndërsa para 6 ditësh një në Librazhd.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/01/2020 01:15

    historia e ngjarjes e treguar nga dy zonjat e perfshira ne te eshte kontradiktore .Dicka nuk perputhet ne rrefim

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/01/2020 19:37

    Nuk më bën të quditem nese ky qumsht ka ardhur nga serbia...po të ndodhte në perendim do bëhej shumë e madhe kjo ngjarje, në nivelin më të lart...! Por, këtu ka edhe gjera që nuk lejohen që të zbulohen...nga lart...!!!

    Përgjigju
    • ervin: 28/01/2020 08:44

      Keqardhje per foshnjet e gjora! Cfare marke ishte qumeshti i konsumuar nga femijet?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë