Vdekja e dy punëtorëve/ Burg inxhinierit të firmës 'Syla'! Ilir Bendo: Nuk e kam detyrë të merrem me çmontimin e skelave (VIDEO)

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masë arrest me burg për Ilir Bendon, drejtues teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela "Syla", ku tre ditë më parë humbën jetën dy punëtorë nga rrëzimi i skelës në një pallat 13 katësh në Tiranë.

Gjykata vendosi të japë masë të sigurimit personal 'arrest shtëpie' për Xhimi Tarushi, të arrestuarin e dytë për këtë ngjarje, me detyrë drejtues teknik i punimeve në firmën "Xhimi", që kishin marrë përsipër rregullimin e fasadës së pallatit në rrugën "Faik Konica" në Tiranë.


Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton atë se cfarë Bendo ka deklaruar para trupës gjyqësore. "Nuk e kam në kontratë të merrem me ndjekjen e çmontimit të skelave. Kam detyrë të kontrolloj montimin. Kam instruktuar punëtorët, nuk kam shkelur asnjë ligj", mësohet të jetë shprehur Bendo.

Gjyqtari Sokol Tona ju drejtua me një pyetje Ilir Bendos: Ti si inxhinier ke përgjegjësi të ndjekësh montimin, po çmontimin kush e ka?

Ilir Bendo: Nuk di ta them por unë në kontratën e punës nuk e kam.

Punëtorët ndërruan jetë pikërisht në momentin kur puna në pallat kishte mbaruar edhe skelat ishin duke u çmontuar. Skela u shemb e gjitha nga lartësia duke i zënë poshtë dhe duke i lënë të pajetë.

Sipas avokatit Marash Ibrajt, nëse skelat do ishin montuar gabim do kishin rënë me kohë pasi prej më shumë se një muaj kanë qëndruar në pallat.

"Ndjejmë keqardhje për jetët e humbura por punëtorët kanë qenë të siguruar dhe instruktuar për rregullt teknike. Firmat kanë kontrata të rregullta. Skelat kanë qëndruar të montuara për mbi 30 ditë, po të ishin jashtë kushteve do të kishin rënë me kohë.

Viktimat e ngjarjes së rëndë ndodhur rreth orës 15:00 janë 31-vjeçari Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, 36 vjeç. Ata u nxorën të pajetë rreth 2 orë pas ngjarjes, teksa ndodheshin në rrënojat e skelës e cila u shemb nga lartësia duke i zënë poshtë.

Për të zbardhur rrethanat e rënies së skelës prokuroria pritet të kryejë edhe një ekspertizë teknikë, ndërsa pronari i skela “Syla”, Petrit Syla dhe pse u shpall në kërkim nga policia për prokurorinë deri në këto momente nuk ka përgjegjësi penale dhe është hequr nga kërkimi.

Për ngjarjen e rëndë pati një reagim edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili banon prej vitesh në pallatin ku ndodhi tragjedia. Braçe tha se përgjatë një harku kohor prej 16 muajsh, në kompaninë "Syla" janë kryer vetëm 7 kontrolle dhe ndonëse është gjetur me shkelje apo detyra të pa kryera, nuk është marrë asnjë masë, gjë e cila është konfirmuar edhe për Report Tv nga  inspektori Armand Loga

Për më tepër, në muajin e fundit, ku dhe kanë nisur punimet, nuk është bërë asnjë kontroll në kantierin e punimit, çka ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë kompaninë "Syla" dhe "Xhimi", por edhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës, për neglizhencë.

Një nga punetoret qe humbi jeten Ergs Brahimaj, foto e publikuar prej tij ne Facebook, teksa punonte ne pallat

G.M./E.L./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • ehs: 19/08/2019 22:48

    arsyeja e shkermoqies te skelave eshte vete materiali i skelave. Ne asnje vend te botes nuk perdoret ky tip

    Përgjigju
  • Leo: 19/08/2019 18:36

    Arresti me burg i gabuar! Ing. nuk ka pergjegjesi. Vete puntoret kane . Ne nje shesh ose zone ndertimi me nje skuader puntoresh detyrimisht ka nje pergjegjes, qe mund te jete puntori me me eksperience apo me moshe me te madhe, i caktuar nga kompania. Ku eshte ky person? Apo eshte ai me arrest shpie! Hajde gjykate e pordhkuror hajde

    Përgjigju
    • Myzeqari me presh ne dore: 20/08/2019 23:00

      Myzeqari ka preshin per te ta rrasur kafsheve si suma jote o KAFSHA femer qe ha jonxhe. Ing Bendo nuk ka faj ne kete rast nese ka instruktuar punetoret para se te fillonte puna.

    • Kafsha: 20/08/2019 19:34

      Ik ore myzeqar mbill presh se ajo eshte puna jote! Yyyyt jonxhë!