Vdekja e gjykatëses në SHBA, tensione Trump-Biden për pasuesen e saj

SHBA - Kanë kaluar vetëm pak orë nga vdekja e Juristes së Gjykatës së Lartë në Amerikë, Rurth Bader Ginsburg, ikonës së kulturës dhe kampiones së  të drejtave të grave dhe vdekja e saj ka shkaktuar një përplasje të vogël mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kandidatin për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden ne lidhje me pasuesin e saj.

Trump premtoi se do të zëvendësojë menjëherë vendin e mbetur vakant në Gjykatën Supreme pas vdekjes së gjyqtares.

Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, në mesin e një debati të nisur midis Republikanëve dhe Demokratëve në një kohë shumë afër zgjedhjeve presidenciale, ai pyeti turmën se çfarë mendonin për pasuesin  e Ginsburg dhe doli në përfundim se do të zgjidhte “një grua shumë të talentuar dhe të shkëlqyer".

Shumë ekspertë janë të mendimit se vendimi për pasuesin duhet shtyrë deri pas zgjedhjeve të nëntorit, pasi një gjë e ngjashme ndodhi në 2016.

Republikanët në atë kohë bllokuan dëgjesën e kandidatit të presidentit Barack Obama, tetë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale. Tashmë, ata kanë kontrollin e Senatit dhe shprehen se kandidati i Trump meriton të votohet.

Mesatarja kohore  që duhet për konfirmuar një gjyqtar është 69 ditë, që i bie pas datës së zgjedhjeve, por disa gjyqtarë konfirmohen më shpejtë.  

Ditët në vijim do të tregojnë nëse Trump do te përdore shumicën ne Senat, apo do te prese rizgjedhjen.

Joe Biden dhe Donald Trump

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares