Banoret e zonës në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nëna dhe vajza e saj deklarojnë se ata kanë qenë familje shumë e mire. Prej kohës së pandemisë ato nuk dilnin shpesh. Banorët shprehen se kishin pak kohe që nuk i kishin parë të dilnin. Zhaneta Josifi punonte si sanitare në shtëpi të ndryshme. Banorët po ashtu janë shprehen se nëna dhe dy vajzat e saj nuk kanë shfaqur shenja ekstreme të sektit fetar që ato predikonin.
"Gruaja pastronte shtëpitë. Vajzat kanë punuar, por ra pandemia dhe ishin pa punë. Unë di të them se si familje ka qenë e shkëlqyer. Burri i kishte vdekur. Kur ka ardhur në këtë lagje, burri i kishte vdekur. Vinin i shikonin motra dhe kunati", tha një banore.
"Ka qenë një familje model, e shkëlqyer dhe gjynah që patën një fund kaq të hidhur. Ishte një nënë e shkëlqyer, me dy vajza me shkollë të lartë. Vajzat dhe Zhaneta kanë punuar. Dolën nga puna dhe nuk e di pse e pësuan këtë mbyllje. Kanë mbi 2 vjet që kanë qëndruar brenda. Unë jam interesuar edhe me bashkinë, bashkia i ka sjellë ndihma. Nuk di çfarë të them. Familje me nam për të mirë, përmetarë. Njëherë i erdhi policia, i thanë policisë që ne nuk kemi ndonjë gjë, mendjen e kemi në vend, por kemi ca punë tona të brendshme që do ti zgjidhim dhe do të dalim edhe ne me shokë e shoqe. Policia ka rreth 3 javë që ka ardhur. Unë kam folur me Blertën, ndërsa Anisën kam dy vite që nuk e kam parë. Zhaneta punonte në një familje. Prej pandemisë doli pa punë. Ajo ishte dobësuar shumë shumë" tha banorja tjetër e zonës.
Lajmi kryesor:
Tiranë, nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë, në gjendje të rëndë vajza tjetër! Dyshohet se janë vetëflijuar
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
73.9%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 938
Lajme të tjera
-
Tensione para bashkisë së Tiranës, Rithemelimi e Partia e Lirisë përplasen me policinë heqin gardhin metalik! Tymuese e molotov drejt derës
19 Prill, 11:32
-
Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë
19 Prill, 11:26
-
Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
19 Prill, 11:13
-
Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Dekani: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë
18 Prill, 21:27
-
Me telefon dhe pa rrip sigurie tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 4 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë (Video)
18 Prill, 16:12
-
I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)
18 Prill, 15:34
-
'Me Erzenin na duhen tri pikët, me vuajtje ose jo', Erbim Fagu: Kemi rikthimin e Latifit
18 Prill, 15:32
-
Qendra teknologjike në Kashar, Gonxhja: ‘TEDA’ do jetë model në rajon, do hapë deri 7 mijë vende pune! Veliaj: Është investim që i mbetet qytetit
18 Prill, 14:55
-
Ekspozita me trofetë e M.Cityt, fëmijë e të rritur në kryeministri! Tifozët: S’e prisnim kurrë t'i shikonim në Shqipëri
17 Prill, 16:02
-
Veliaj: Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur! Falë tyre Tirana është transformuar
17 Prill, 15:35
-
Ktheu lokalin në 'bazë’ për lojëra fati, në kërkim pronari në Kamëz
17 Prill, 13:53
-
Baza e falsifikimit të dokumenteve u zbulua nga përgjimet! Autorët bënin certifikata për tjetërsim prone e zgjerim kufiri
17 Prill, 11:46