Vdekja e turistëve rusë, analizë ujit edhe në një privat të njohur ndërkombëtarisht! Mjekësia Ligjore nxorri si shkak helmimin, por mbetet mister nga çfarë

3 nga 4 antëtarët e familjes ruse që humbën jetën

Ka ose jo elementë helmues në ujin e pishinës ku humbën jetën katër turistët rusë, do të analizohet edhe nga një laborator privat i akredituar në vend. Më herët, analizat dhe mostra uji iu dërguan Institutit të Shëndetit Publik i cili ia ktheu pas prokurorisë pasi nuk ishin marrë në formën e kërkuar nga ligji.

E kontaktuar nga Report Tv Prokuroria e Përgjithshme e cila po koordinon hetimet me prokurorinë e Kavajës dhe palën ruse sqaroi se të njëjtat mostra uji janë dërguar edhe në një laborator privat të akredituar ndërkombëtarisht me seli në Tiranë.

Trupat e pajetë të turistëve tashmë janë dërguar në Rusi ndërsa ekspertiza paraprake e Mjeksisë Ligjore nxori si shkak helmimin, pa përcaktuar se nga çfarë lënde apo ku ishte prania e tij në ujin e pishinës apo mbetjet ushqimore. 

Ndërkohë sipas Top Channel, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar mjekësisë ligjore informacion të përshpejtuar mbi shkaqet e vdekjes së katër turistëve rusë. Top Channel shkruan se policia shkencore nuk ka arritur që të hapë aparatet celularë të rusëve për të mësuar bisedat që ata kanë bërë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e shkakut të vdekjes. Sakaq, sipas tyre pritet që grupi hetimor t’i drejtohet për ekspertizën laboratorëve të huaj,Izraelit apo laboratorëve të tjerë jashtë vendit.

Sot bëhne 10 ditë nga gjetja e 4 rusëve të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë. Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i familjes nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Në një reagim në mediat sociale, ambasada Ruse tha  se sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 26/10/2021 09:10

    Eshte absolutisht (vetem teorikisht) e pamundur helmimi me klor.Sulucjonet ujore te hipokloriteve APO KIMIKATET E NDRYSHME TE KLORIFIKUARA (qe leshojne ne ambjent clorin aktiv ne atmosfert apo ne ambjentet ujore ate) nuk e kalojne koncentrimin 17% clor aktiv Ne se rritet koncentrimi i klorit aktiv mbi normat e lejushme ne ambjent ,personar qe ndodhen ne ato ambjente kan ne fillim skuqje e djegje te syve( veshtire ti perballosh,pra te qendoj ne at ambjent,shoqrohet me vone me vishtiresia te fuqishme te frymarrjes qe e pamundur ti rrezistosh e te mos largohesh).Bilez i gjithe ambjenti per rreth hotelit ndjen fuqishem eren e klorit. Me vjen turp per ato specialista qe shtrojne hipotezen e vdekjes se turistave nga helmimi me klor.E perseris: teorikisht e mundur praktikisht po thuajse e pamundur.Sulucjonet e ndryshme te hipokloriteve industriale apo substancat e ndryshme klormbajtese nuk kakojne perqendrimin(koncentrimin) 14% te klorit aktiv.

    Përgjigju
  • Avehjd: 25/10/2021 16:54

    E shoh qe po perpiqeni ti faturoni shkerdhatacionin sovjetik biznesit te gjore Shqiptar, por harruat te nxirrni qeverine e edvin rames, qeveri bananeje. Mjekesia ligjore nxorri si shkak helmimin pa percaktuar se cfare ishte dhe nga ku ishte….uji i pishines apo ushqimet. Sa leke ju paguan bq ruse per kete? Sa leke doni qe te ndryshoni fjaline e mesiperme ne….dyshohet se helmi i perdorur ishte Pollonium, nje helm radioaktiv i preferuar i ish sovjetikeve ne te cilin kane qasje vetem pushtetaret me te larte ruse.

    Përgjigju
    • Xaxiq: 25/10/2021 20:15

      Duro deri ne mars sa te leshohet sateliti "ALBANIA 1".

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?



×

Lajmi i fundit

John

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore: Nga Ana Frank, te trenat me flori të grabitur