Vdekja tragjike e Emiliano Sala, Cardiff padit Nantes! Kërkon 120 mln euro dëmshpërbim

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, Cardiff padit Nantes! Kërkon 120 mln euro dëmshpërbim

Emiliano Sala

Klubi i Futbollit Cardiff City paraqiti një ankesë në një gjykatë franceze të hënën kundër 'Football Club Nantes', duke pretenduar humbje prej më shumë se 120 milionë eurosh pas një mosmarrëveshjeje për vdekjen e sulmuesit Emiliano Sala në një aksident ajror në janar 2019.

Një shifër prej 120.2 milionë eurosh (104 milion £) u vlerësua pas "një analize të thellë" nga një ekspert ligjor, tha avokatja e klubit uellsian Celine Jones. Jones tha se kjo analizë është depozituar në Gjykatën Tregtare të Nantes në Francën perëndimore, e cila i dha afat klubit francez deri më 23 shtator për t'u përgjigjur.

 "Ne do të marrim kohë për të studiuar këto dokumente të reja voluminoze dhe këto shifra", thanë avokatët që përfaqësojnë Nantes, Jerome Marsaudon dhe Louis-Marie Absil.

Nantes ka bërë një kundër ankesë, që sipas L’Equipe bazohet në ‘dëmin moral’ dhe ata po kërkojnë që Cardiff të dënohet. Cardiffi në atë kohë drejtohej nga Neil Uarnock, ra nga Premier League në vitin 2019 pasi përfundoi në tre vendet e fundit të tabelës, dy pikë larg shmangies së rënies. Klubi gjykon se me Sala në ekip ata do mund të shmangin rrëzimin dhe kërkon dëmshpërblimin e majmë, kjo pasi iu shkaktua një dëm si klub.

Sala, sulmuesi 28-vjeçar argjentinas dhe piloti David Ibbotson vdiqën në një aksident ajror më 21 janar 2019 ndërsa po udhëtonte për në Uellsin jugor nga Franca për të përfunduar një transferim prej 20 milionë eurosh nga Nantes te Cardiff.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

U paragjykua për diferencën në moshë me Diola Dostin, ja si përgjigjet biznesmeni

U paragjykua për diferencën në moshë me Diola Dostin, ja si përgjigjet biznesmeni