Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vdekur! Ishte kthyer në simbol të shpresës në Gaza

Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vdekur! Ishte kthyer në simbol të shpresës në Gaza

Foshnja Sabreen

Nuk ia doli vajza e vogël që shpëtoi nga barku i nënës së vdekur si pasojë e një sulmi izraelit në jug të Gazës. Foshnja lindi me prerje cezariane urgjente në spitalin Rafah, ndërsa nëna e saj vdiq pasi shtëpia e saj u godit nga një sulm ajror Izraelit.

Lajmi u bë i ditur nga BBC e cila u quajt një histori shprese për suksesin e mjekëve që arritën ta nxjerrin të porsalindurin të gjallë nga barku i nënës së saj që po vdiste dhe ta ringjallin vajzën e vogël duke pompuar ajër në mushkëri.

 Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ajo vdiq të enjten  (25 prill) dhe është varrosur pranë nënës së saj, emrin e të cilës ia vunë.

Nëna, 30 javëshe shtatzënë, u vranë nga sulmi ajror, së bashku me burrin e saj Shukrin dhe vajzën tjetër trevjeçare Malakun teksa flinin. Foshnja që ajo mbante ishte gjallë pas operacionit cezarian dhe ishte transferuar në një inkubator. Megjithatë, gjendja e saj u vlerësua menjëherë si kritike.

Sabreen ishte mes 16 fëmijëve që u vranë në dy sulme ajrore të nisura nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në Rafah fundjavën e kaluar. Të gjithë u vranë nga shpërthimi me bombë që synonte kompleksin rezidencial ku ata jetonin. IDF raportoi se kishte në shënjestër militantët dhe infrastrukturën e Hamasit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ky është momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna

VIDEO/ Ky është momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna