Vdes punëtori i nxjerrjes së gurëve dekorativë në Tomorr, bie nga mali me kamion

Vdes punëtori i nxjerrjes së gurëve dekorativë në Tomorr, bie nga mali me kamion

Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident në punë, ndodhur ditën e djeshme. 36-vjeçari Besnik Sali udhëtonte me kamion kur ka humbur drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar së bashku me kamionin që ishte ngarkuar me pllaka guri.Ai ishte duke punuar në zonën e shpatit të malit, në fshatin Dërvi të Skraparit.

Viktima 36-vjeç,jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 2 fëmijëve. Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave dhe gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Edhe pse prej gati një viti Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha licencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, firmat vijojnë sërish punën, pa u shqetësuar aspak në kundërshtim me ligjin.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldio: 21/04/2019 22:02

    Ngushellime familjes nje fatekeqesi e madhe ishte nje djale shume i mire u prefte ne paqe

    Përgjigju
  • lili: 21/04/2019 17:45

    Ngushellime e dhimbje pa fund per djaloshin 36 vjecar,qe punonte edhe ne dite pushimi per te siguruar jeten e familjes.Mbetem pa fjale.Oi,oi,oi....

    Përgjigju
  • Skrapari: 21/04/2019 15:28

    Rrofte Meta e Monika qe na mbajne gjalle me guroret

    Përgjigju
  • Arberi: 21/04/2019 13:54

    Ngushllime familjes !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale