Veliaj: 2020 nis mbarë, shkon në 205 numri i shërbimeve me Kartën e Studentit

Veliaj: 2020 nis mbarë, shkon në 205 numri i shërbimeve me Kartën e Studentit

Bashkia e Tiranës thotë se 2020 nis mbarë edhe për studentët e Tiranës, të cilët përfitojnë 205 shërbime me Kartën e Studentit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënvizon se kjo kartë është marrë nga 30 mijë studentë, ku ofrohen 84 shërbime publike si dhe 120 shërbime private.

2020 nis mbarë edhe për studentët e Tiranës, të cilët përfitojnë 205 shërbime me Kartën e Studentit. Vazhdojnë të shtohen shërbimet. Çdo qindarkë e kursyer vlen!

8 Universitete

30 Fakultete

30.000 kartëmbajtës

84 Shërbime Publike

120 Shërbime Private” deklaron Veliaj.

Në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar operatorë të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të kartës së studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.

Karta është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “karta e studentit”.

Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet përmes kësaj karte janë të aksesueshme në faqen web dhe në aplikacionin karta e studentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri