Veliaj bashkëbisedim me ekselentët e gjimnazit ‘Myslym Keta’: Brezi juaj duhet të jetë flamurtar i kulturës së re për mos të penguar njëri-tjetrin

Veliaj bashkëbisedim me ekselentët e gjimnazit ‘Myslym Keta’: Brezi juaj duhet të jetë flamurtar i kulturës së re për mos të penguar njëri-tjetrin

Kryebashkiaku Veliaj me gjimnazistët e shkollës 'Myslym Keta'

Nxënësit ekselentë të shkollës "Myslym Keta" zhvilluan një bashkëbisedim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë takimit në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj iu përgjigj interesimit të të rinjve dhe të rejave në lidhje me zhvillimin e qytetit. Ai tha se ajo që po ndodh në Ukrainë duhet të shërbejë edhe si një moment reflektimi për ne në Shqipëri, për të kuptuar se nuk duhet ta pengojmë njëri-tjetrin.

“Një kolegu im, sot ministër i Presidentit Zelensky, në fillim të luftës ka menaxhuar çështjen e refugjatëve, e armëve dhe të ushqimeve në zonat e dyluftimit, dhe ajo që më tha më bëri përshtypje: ‘Ju s’keni ndonjë armik, për çfarë ziheni me njëri-tjetrin?’. Në fakt, duket shumë pyetje e thjeshtë, por shumë e rëndësishme. Na bën të reflektojmë se ne, në fakt, jemi armiqtë e vetes, ne nuk na pengon njeri. Pra, nuk është se është pushtuar gjysma e Shqipërisë dhe kjo po na ndalon të bëjmë shkollat e reja, të mbjellim pemë. Ne s’kemi asnjë armik dhe vitet e fundit ne i kemi prishur punë vetëm njëri-tjetrit”, theksoi ai.

Veliaj u kërkoi të rinjve që të bëhen mbështetës të një kulture të re emancipimi dhe të mbështetjes së njëri-tjetrit për të ecur përpara.

“Sikur ne të mos ishim kundërshtarët e njëri-tjetrit – pra, një gocë të mos pengojë shoqen e saj të shkëlqejë në mjekësi; një nga çunat që kodon, s’duhet ta bëjë këtë se ka inat dikë tjetër, por se e ka pasion kodimin dhe teknologjinë e informacionit; dikush që po bën bamirësi, s’duhet sabotuar pse s’po e bën ti, përkundrazi, duhet të inkurajohesh që ta bësh edhe ti - nëse kjo do jetë fryma, nuk ka asgjë që e ndal këtë vend. Dua shumë që brezi juaj të jetë vërtet një flamurtar i kësaj kulture të re, i këtij emancipimi”, tha ai.

Kryebashkiaku u shpreh se Tirana, pavarësisht këtyre debateve të forta, ka mundur që të ketë ndryshime të rëndësishme, duke u kthyer dhe në një qendër të samiteve të rëndësishme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së (VIDEO)

'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së (VIDEO)