Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ndalesën e radhës të turit falënderues për votën e 14 Majit, u takua me banorët e Lagjes 12 dhe zonës së Dajtit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe deklaroi se fitorja erdhi vetëm në sajë të punës së përditshme.
“Nuk dua t’i jap mend palës tjetër, se në fakt jam shumë krenar që i mundëm, por kur ata mundohen të kërkojnë fajtorin, fajtori mund të ketë një emër dhe në analizën e tyre ta gjejnë emrin ku të duan, por unë di të them kush është fituesi. Fituesi është ajo forcë, ai grupim njerëzish, ajo familje që nuk kujtohet vetëm në ditët e fushatës, por që fushatën e ka të përditshme. Ky është shpjegimi i fitores sonë, fakti që kemi qenë me njerëzit përditë, përnatë, me diell, me shi, me tërmet, pandemi dhe njerëzit nuk e harrojnë këtë. Ndaj, ftesa ime është që të vazhdojmë të njëjtën formulë suksese, që ka funksionuar deri tani, të jemi përditë me njerëzit, të punojmë përditë për njerëzit,” u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku përmendi edhe fushatën e shtrenjtë të opozitës.
“Kur erdhi puna te fushata, krahasuar me 30 ditë luks, me stadiume, me ekrane, foni e koncerte, me autobusë e me kamionë, me taksi, çdo gjë falas, me avionë, njerëzit thanë: “Prit pak, ku ishin këta? 30 ditë paskan pasur shumë pare!Fushata jonë modeste bërtiti më shumë, jo se kishte më shumë foni, por veprat tona flisnin më shumë se të gjitha fonitë, ndriçimet dhe ekranet bashkë, sepse njerëzit nuk harrojnë ndjesinë që ti u jep kur je me ta çdo ditë - jo kur të vjen vakti për votime - por kur ti e premton çdo ditë si të jetë dita e fundit e fushatës, sepse për ne çdo ditë është fushatë”, theksoi Veliaj.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.5%
-
JO
76.6%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 5143
Lajme të tjera
-
Foto/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë
28 Mars, 16:10
-
‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!
28 Mars, 15:43
-
Tiranë/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 10 persona merren të pandehur (EMRAT)
28 Mars, 15:14
-
Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi
28 Mars, 13:43
-
Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë
28 Mars, 10:48
-
'Tirana nga ajri', ndryshimi përmes një dokumentari! Alket Islami: Ta shohin brezat e rinj si ka qenë! Rama: Do jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit (VIDEO)
27 Mars, 19:05
-
Mësuesi-muzikant Cardini i dedikoi vepër, ish-studenti, sot pianist i njohur e luan në Tiranë në shenjë homazhi! Emanuele Torquati: U ndjeva në shtëpi
27 Mars, 16:18
-
Bashkia e Tiranës shtron darkën e iftarit me shoqatat myslimane dhe myftininë e Tiranës
27 Mars, 15:32
-
Pluhuri afrikan mbulon Shqipërinë, temperatura të larta deri në 26 gradë celsius! Italia goditet nga cikloni i Kolombit, pritet ‘bora e kuqe’
27 Mars, 14:03
-
Tiranë/ 21-vjeçari godet me grusht punonjësin e OSHEE-së
27 Mars, 13:40
-
Goditi punonjësin e OSHEE-së, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
27 Mars, 13:16
-
Trafiku i armëve, dëshmon ish-efektivja e Burgjeve: Nuk isha në dijeni, do shoqëronim disa persona në Tiranë! 4 të arrestuarit e tjerë ‘kyçin’ gojën
27 Mars, 09:54
"te punojme cso dite si ne diten e Enverit* ,ti je original!
Përgjigju