Veliaj: Gati nisja e punimeve për transformimin e Piramidës, do jetë qendra më e madhe e teknologjisë në rajon

Veliaj: Gati nisja e punimeve për transformimin e Piramidës, do jetë qendra më e madhe e teknologjisë në rajon

Bashkia e Tiranës është gati për të filluar punën për ta transformuar Piramidën në qëndrën e teknologjisë së informacionit më të mirën dhe më të madhen në gjithë rajonin tonë. 
Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Veliaj theksoi se tashmë projekti është gati për të nisur nga puna për “Qendra rinore për Teknologjinë Krijuese”, që do u japë mundësi të ndryshme të rinjve të apasionuar pas botës së IT-së.

“Sot jam gjithashtu shumë i lumtur që të anonçoj se sapo kemi firmosur me Majkëll edhe me dy drejtorët e mrekullueshëm, Martinin edhe Sandrin, që meritojnë të gjithë falenderimet edhe mirënjohjen tonë. Sapo kemi marrë në dorëzim projektin e ri të Piramidës së Tiranës. Edhe duke filluar nga nesër fillojmë punën për ta kthyer qendrën e teknologjisë së informacionit më të mirën dhe më të madhen në gjithë rajonin tonë, me miqtë tanë dhe financimin e qeverisë shqiptare, fondit shqiptaro-amerikan, edhe me pak ndihmë nga Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj. 

Duke vlerësuar Fondin Shqiptaro-Amerikan, Veliaj nënvizoi se investimi tek brezi i ri për edukimin dhe aftësimin e tyre, do të jetë një vlerë e shtuar për vendin tonë.

“Në fund fare isha duke menduar se cila është një metaforë, ose cila është një shëmbëlltyrë që mund të përkufizojë më mirë punën që ka bërë Fondi Shqiptaro-Amerikan. Edhe mu kujtua nga librat e shenjtë, historia e mjeshtrit dhe talenteve. Disa i morën talentet dhe thanë t’ia ruajmë shefit, që t’i ketë këtu edhe t’i gjejë kur të kthehet nga udhëtimi i vet. Dhe çfarë bënë? I groposën. Ndërkohë ndihmësit e zgjuar, inteligjentë, sipërmarrës, i morën talentet dhe i investuan. Dhe unë besoj që kjo është filozofia e vërtetë, jo ajo që bëjmë për të ruajtur me konservatorizëm disa çështje, ose disa qyteza, ose disa projekte të lëna përgjysmë, ose të dështuar, ose disa ndërtesa siç është Piramida, komplet jashtë funksioni. Po aftësia që pas çdo mbledhje të bordit, me ato talente, me ato shuma, të kemi mundësi që të shumohen. E të kemi mundësi që të ketë duk, edhe të kemi mundësi që të ketë një investim për të cilët të thonë ia vlejti”, deklaroi Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli