Aktorja ikonë e kinemasë italiane, shumë e njohur nga publiku shqiptar, Ornella Muti ka zhvilluar një vizitë në Tiranë. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun Veliaj ajo është shprehur se Tirana dhe Shqipëria kanë pësuar një ndryshim të madh.
“Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është shumë i veçantë. Tani mendoj se je vërtet i tillë, prandaj jam shumë e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju, plot ide të mrekullueshme. Herën e parë që kam ardhur në Tiranë kam qëndruar shumë pak, por tani shoh se qyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Po ashtu, edhe Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm. Kjo më duket diçka e mrekullueshme. Ju e meritoni, pas gjithë atyre viteve të vështira”, tha aktorja Muti.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi aktores simbolin e kryeqytetit, “Kullën e Sahatit”.
Veliaj i shprehu mirënjohjen asaj, për kontributin në kinematografi dhe për emocionet që i ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, sidomos para viteve ‘90.
“Kjo është Ora e Tiranës, të cilën po jua dhuroj. Është kilometri zero i Shqipërisë. Të gjitha distancat maten nga Ora e Tiranës. Dhurata më e çmuar që mund të të bëjë dikush është koha - koha që kemi jetuar, koha kur krijojmë miqësi, koha kur rritemi. Jua dhuroj edhe në kujtim të një kohe kur unë isha ende fëmijë, kur ne shqiptarët bënim marifetet me antenat të krijuara vetë, vetëm për të parë filmat tuaj. Të falënderoj për të gjitha kujtimet e bukura”, tha Veliaj.
Gjatë vizitës së saj, aktorja e njohur vizitoi disa nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit dhe u njoh më nga afër me ndryshimet në Tiranë.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush për kë do të votonte diaspora?
-
Mazhorancën
72.1%
-
Opozitën
19.3%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 5736
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Java Kulturore Franceze, Liqeni Artificial kthehet në skenë magjike teatri! Artistët francezë sërish performancë sot
16 Maj, 16:44
-
10-vjeçarja u pickua nga gjarpri në shkollën private në Tiranë, shkolla nuk u dezinfektua! Në hetim administratori i firmës
16 Maj, 13:53
-
U kallëzua nga KLSH për prokurimet publike me dëm 33 mln lekë, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi 4 orë në SPAK: S’mund të flas për shkak të hetimit
16 Maj, 09:48
-
Tiranë/ Akte të dhunshme te protesta para bashkisë, ndalohet një 38-vjeçar nga Kurbini
16 Maj, 09:04
-
Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës
15 Maj, 20:32
-
'Pa pushime në Dubai, as veshje firmato!' Lumturia tregon si ia arriti të ndërtojë një familje të lumtur në Tiranë
15 Maj, 18:06
-
Mungesa e rinovimit, kapiteni largohet nga Tirana
15 Maj, 16:08
-
Pronat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët në protestë! Hipin mbi tarraca dhe kërcënojnë: Do të digjemi me benzinë
15 Maj, 14:58
-
Tiranë/ Gjarpri pickon nxënësen në një shkollë private në Farkë, përfundon në spital! Godina e rrethuar me squfur
15 Maj, 14:56
-
Shfaqja e parë në kinema 'Maks Velo', Veliaj: 'Do gjallërojë jetën në Laprakë! Investimet e bashkisë njësoj si në qendër, edhe në periferi
15 Maj, 13:27
-
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, në hetim Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues
15 Maj, 13:20
-
VIDEO/ Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë
15 Maj, 12:13
ORNELA BREDH NGA TI TEKET,,POR E KA LENE VENDIN E SAJ ITALINE NE RREGULL,,DHE BEN XHIRO NEPER BOTE,,PO KY GOMARI YNE PSE QESH,,APO KETIJ KUNGULLIT TE BERATIT I DUKET TIRANA SI ITALIA VETEM SE TAKON ARTISTE NGA JASHTE,,,E KE SHKATARRUAR TIRANEN MOR PIS NJERI ME PALLATE PA PLAN ,;E URBANISTIKE,,ASNJE LULISHTE APO FUSHE FUTBOLLI APO BASKETBOLLI NUK NDERTON..NUK JE TI ERION NE VENDIN E DUHUR,,NJE PERSON QE KA BERE VETEM NJE KURS NE AMERIKE PER MAREDHENIE NDERKOMBETARE NUK MJND TE BEHEJ KRYETAR BASHKIE,,,SHTO PASTAJ QE KE QENE NJE VARFANJAK QE KE SHITUR FIQ,,MERRET ME MEND QE JE FUTUR NE POLITIKE PER TE BERE NDONJE LEK..E JO PER TA BERE TIRANEN EUROPIANE,,PERGJIGJEN DO E MARRESH NE ZGJEDHJET E ARDHSME...
Përgjigju1)e cove ndonje xhiro me biciklete andej nga zonat informale te shikoje bukurite e Tiranes mo? 2)masken ku e ke ti lali Eri apo sdo te besonin shoket qe vertet ishe ti ne foto me Mutin?
Përgjigjupo ca sahati i dhe asaj mos plere , ate qe e zune me kulle 22 kate,.kushedi sa lek ke dhone vec ta sjellin ne zyre ate plake vec per reklame qe je njeri i mire .... thuj asaj te vij te jetoje ketu e ta shofi ndryshimin rrenjesor qe e ka pa nga avioni ajo
PërgjigjuNa mbyten shpellaret o trap!!!!
Keta kryebashkiaket hajdute te shqiperise jane bere si pronare te ketij vendi!Njerez te neveritshem qe duan vetem te duken dhe nuk dine fare cfare eshte modestia.
PërgjigjuOrnela Muti dhe filmi gruaja me e bikur do mbeten emblema te kinemase me te bukur utaluane para viteve 90
PërgjigjuPo pse nuk ja dhe bashke me kullen nga pas o zdromsi i qelbur.
PërgjigjuTe lumte Erion qe e promovon kaq bukur Tiranen dhe Shqiperine duke ia larguar shqiptareve stereotipet qe u qendrojne si hije te zeza ne koke.
Përgjigju