Veliaj i kthehet Bashës: Si ministër fale detin, vodhe Rrugën e Kombit, t’u vranë 4 protestues, ik nga politika, kthehu në Holandë!

Veliaj i kthehet Bashës: Si ministër fale detin, vodhe Rrugën e Kombit, t’u vranë 4 protestues, ik nga politika, kthehu në Holandë!

Erion Veliaj

TIRANË- "Lulzim Basha ka grabitur dhe ka abuzuar 3 herë si ministër dhe jo vetëm nuk ka moral të kërkojë të bëhet Kryeministër, por duhet të ikë një orë e më parë nga jeta politike, e madje të kthehet në Holandë"! Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Socialiste në Baldushk.

“Kur ishe ministër i Jashtëm, çfarë bëre? ‘I fala detin Greqisë’. Po s’ke turp?! Pasi ke bërë këtë, kërkon të marrësh një punë tjetër...! Po kur ishe ministër i Transportit çfarë bëre? ‘Bëra vetëm gjysmën e rrugës dhe kushtoi më shtrenjtë se e njëjta rrugë në Kosovë’. S’ke turp? U zhdukën 240 milion euro dhe ke prapë kurajo të vish dhe të kërkosh vend pune? Po kur ishe ministër i Brendshëm çfarë bëre? ‘Kur isha ministër i Brendshëm vrava 4 vetë në Bulevard’. S’ke turp? Aq është mjaft për t’u zhdukur nga politika, madje aq është mjaft për t’u kthyer në Hollandë,” u shpreh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj.

Ai tha se Lulzim Basha ka dështuar 5 herë në zgjedhje dhe përsëri në 25 prill e pret humbja.

“Mos u tundoni kurrë për jetën e Lulit. Është një sukses i përkohshëm. Ka 5 herë që rrihet. Do rrihet dhe njëherë tjetër në 25 prill, se në finale ky është vendi i atyre që punojnë”, tha Veliaj. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 19/10/2020 13:06

    Me mire te futet ne halet e Tirones

    Përgjigju
  • vera: 18/10/2020 23:27

    JO TU VRANE 4 PROTESTUES ,,POR I VRAVE 4 PROTESTUES NE MES TE BULEVARDIT ME SALI KRIMINELIN O LUL PLEHU ...

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/10/2020 23:15

    Te gjith politikanet shqiptar kane fakte per nj-tj... por askush nuk eshte pare ne oborrin e ndonje gjykate...e jo me ne burg. O Veliaj pranoje qe je pjese e atij sistemi qe ndertoi Berisha me shoke qe moti.. po te ishe ndryshe do beje denoncime ne gjykata e jo ne media...

    Përgjigju
  • tironci: 18/10/2020 22:55

    Mire ai ka bo gjithe keto gjera pse se plasni mrena? te gjitha pushtet i keni apo sjua u bo zemra, ja pra qe ju jeni te gjithe i prerje per litar te gjithe plera qe e degjenerut ket popull po meqe smenoni ju ishalla mendon zoti per shqiptaret

    Përgjigju
    • Sadushe: 19/10/2020 11:46

      O tironc prej fush kruje.....nuk burgos qeverija o shpelle ...ne kohen e sali kriminelit po....burgos drejtesia....ate presim

  • edi: 18/10/2020 21:34

    DMTH QE JU DONI QETESI ABSOLUTE NE RRUGEN TUAJ TE VJEDHJES.

    Përgjigju
  • Gjin Plehu: 18/10/2020 21:23

    Ky nuk është mesazhi që duam të dëgjojmë Z. Veliaj. Të gjitha çfarë i ke përmendur Z. Basha përbëjnë shkelje penale për të cilat duket të shkojë në gjykatë. Nëse Luli shkon në Holandë atëherë edhe Lali me lolot e tij duhet të ikin gjetkë. Realiteti është se Z. Basha nuk është humbës 5 herë. Humbësit e vërtetë janë Lali e lolot e PS që nuk arritën të vënë drejtësi. PD është fatkeqësi e kombit por PS fatkeqësi edhe më e madhe se ka dështuar 2 herë që të kërkojë llogari për masakrat e Berishës I-rë dhe II-ë. Nuk e meritoni më votën e shqiptarëve të ndershëm dhe ligj-zbatues. Ju jeni të gjithë një lukuni djajsh që ushqeheni më gjakun, djersën e njerëzve të varfër të këtij vendi.

    Përgjigju
  • Kopenhagen: 18/10/2020 21:16

    Dhe ti ngele ne deren e Prokurorise per ti bere kallezim per te gjitha ato qe permend. Jeni qe te gjithe mashtrues kalibri. Plehra.

    Përgjigju
    • Ariu: 19/10/2020 11:51

      Ah sikur te ishe ti ne vend te ketijt ....

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale