Veliaj inauguron fushat e tenisit te Parku i Liqenit: Nga hapësirë e uzurpuar u rikthehet qytetarëve

Dy fusha të reja tenisi janë shtuar së fundmi në zonën e Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranës njofton se fushat janë ndërtuar në një hapësirë të uzurpuar ndër vite, por që i rikthehet qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.  Parku i Tenisit do të mbajë emrin e Perlat Voshtinës, një emër i madh i viteve kur tenisi jo vetëm ishte i pamundur nga ana fizike e infrastrukturës, po ishte e pamundur edhe nga ana politike.

Veliaj tha se dy fushat e reja japin një mesazh, që më i forti në qytet nuk është ai që zapton, por është ai që përfaqëson shumicën.

“Prej 30 vitesh në kemi kaluar gjithmonë këtu, dhe nuk e dinim çfarë kishte pas këtyre ferrave. Shihnim dy fusha tenisi, dhe ishin 3 mijë e ca metra hapësirë të zëna. 30 vjet që merrej si e mirëqenë që dikush mund të zaptojë liqenin, dhe sot jemi në një situatë ku 99 % e Liqenit është pastruar. Na ka ngelur edhe pak fare hapësirë, jemi në gjyq me dy ndërtime të fundit pa leje në anën tjetër”, nënvizoi Veliaj.

Veliaj rikujtoi edhe një herë se viti tjetër Tirana do jetë ""Kryeqyteti Evropian i Rinisë" ku do të zhvillohen rreth 1 mijë aktivitete dhe propozoi që të ketë organizim edhe në sportin e tenisit.

"Ka fusha tenisi edhe tek Bregu i Lumit, edhe tek Liqeni, por edhe tek shkolla “Ismail Qemali”, edhe te “Dora D’Istria”, edhe tek shkolla “Petro Nini”. Kështu që ne duam jo vetëm të vazhdojmë me hapësirat publike, por edhe në të gjitha shkollat dhe të bëjmë fusha tenisi. Edhe siç kemi bërë edhe me basketboll, volejboll, futbollin, ku shumë prej palestrave dhe  terreneve, ua kemi dhënë shoqatave të ndryshme, duam që të vazhdojmë të njëjtën gjë, edhe me tenisin", përfundoi Veliaj.

Kryebashkiaku nuk harroi të rikujtonte edhe faktin se se si janë kundërshtuar shumë investime të Bashkisë së Tiranës, që sot janë kthyer në destinacione për qytetarët e të gjitha grupmoshave.

“Ndërkohë që dikush loz tenis, prindërit ose gjyshërit do kenë mundësi që të bëjnë pak plazh, dhe prandaj kemi vënë disa shezlongë, kanë mundësi që të bëjnë një shëtitje, kanë mundësi që të kalojnë pak kohë me familjarët e tjerë, teksa ju mbaroni lojën. Kështu që ne duam që kjo të jetë një hapësirë për familjet. Pra jo vetëm për ata që luajnë, por e gjithë familja. Të gjithë nga 1 deri në 100 vjeç, të kenë diçka për të bërë tek Parku i Liqenit, që të jetë e gjitha një eksperiencë familjare, ku të gjithë largohemi të lumtur nga një qytet që është bërë më i jetueshëm”, pohoi Veliaj.

1624358873_1624358070c3fa9424c55943e1822971c826adf8a8.jpg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve