Veliaj ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Njëri e ka mendjen te gjobat, tjetra dalldisi dhe thotë nuk ka COVID! E kuptoni kë kemi përballë?

Veliaj ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Njëri e ka mendjen te gjobat, tjetra dalldisi dhe thotë nuk ka COVID! E kuptoni kë kemi përballë?

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të LSI dhe të PD që t’i bashkohen familjes socialiste, si e vetmja forcë që është në krye të punëve. Duke folur në Asamblenë e PS në njësinë 10, Veliaj theksoi se halli i PD-LSI është gjoba e radhës.

“Duhet të flasim me çunat dhe gocat e LSI, duhet të flasim me zonjat e LSI, duhet t’u themi të gjithave, a ke ti 9 banjo për 9 mace? ‘Jo, moj të keqen, unë mezi po rregulloj shtëpinë prej tërmetit’. Po ti qenke si ne, paske më shumë ngjashmëri me hallet tona se me hallet e maceve dhe të 9 banjove. Duhet të kuptojmë se elektorati i PD, i LSI, kanë mbetur jetim - ndoshta kishin ideale në fillim fare kur u krijuan, por tani njëri e ka mendjen të marrë gjobën e radhës, siç mori të autostradave, të kullave dhe tani të inceneratorëve, tjetra dalldis dhe thotë nuk ka Covid, është konspiracion, e bën Soros me 5G, e kuptoni se në çfarë niveli, se kë kemi përballë?”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se gara e PS në zgjedhjet e 25 prillit është me veten e saj. Ai shtoi se ndryshe nga PD dhe LSI, që e kanë hallin te listat për deputetë, PS mendon për listën e punëve që ka për të bërë. “Ne kemi garë me veten tonë se i kemi shumë mbrapa me këtë mentalitet që kanë. Kështu që, po të shikoni sondazhet, ne me partinë e dytë, PD, jemi dyfish, 54 me 27. Ata të tjerët s’duken fare.  Ju mendoni se çohet Mona me Lulin në orën 11 të paradites dhe thonë çfarë hallesh do të zgjidhim për njerëzit?! Flasin vetëm për hallet e tyre. Edhe ata kanë lista, edhe ne kemi lista. Ata thonë ku është lista e deputetëve, ku është lista e koalicionit, ku është lista e përqindjeve, ku është e gjobave, ku është lista e vilave. Edhe ne kemi listë, po lista me të cilin ne fillojmë ditën është lista e dosjeve DS1-DS3 që janë dëmshpërblimet për tërmetin. Lista e dosjeve DS5 që janë shtëpitë e reja për tërmetin, lista e nxënësve ekselentë të “Qemal Stafës”, theksoi Veliaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 01/11/2020 07:54

    O Erion fillove dhe ti te na cash trapin si rama ? Bej pune. Se ska nevoje per propagande e bla bla bla ka me shume lezet kur punon dhe nuk merresh me keto batutat e made in Sali e Edi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet