Veliaj: Ja pse po na bashkohen VIP-at në PS

Veliaj: Ja pse po na bashkohen VIP-at në PS

Erion Veliaj

Shumë personalitete të njohur në fushën e artit por jo vetëm i janë bashkuar sëfundmi PS duke dalë në krah të Erion Veliajt dhe shprehur hapur mbështetjen për një mandat të tretë qeverisës. Nga Ndroqi ku zhvilloi një takim me asamblenë socialiste të kësaj zone, Veliaj theksoi se kjo është mëse normale që edhe VIP-at të kenë opinion pasi jetojnë në këtë vend. Si shembull kryebashkiaku Veliaj solli dhe shembullin e këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift e cila shprehu mbështetjen për Joe Biden. 

E tha dikush e ç’janë gjithë këto VIP-a që sjell Lali Eri, gjithë këto, këngëtarë e këto. Po mir mo se po shihja lajmit tani, për ju që jeni çuna  dhe goca të reja. Taylor Swift, artistja më e pasur në botë, s’ka pikë nevoje për politikën,  dhe doli dhe tha: - Unë do votoj për Joe Biden. Pse sepse do jetoj në Amerikë, jeta ime është serioze pavarësisht se i kam të gjithë gjërat e rregulluara. Unë kam opinion.  Ore fakti që jam VIP dhe jam i famshëm s’do të thotë që skam opinion, s’do të thotë që nuk arsyetoj, s’do të thotë që nuk marr vendim, s’do të thotë s’më punon logjika. Kështu që patjetër mo dhe VIP-a  të njohur dhe artistë  dhe sportistë. Çdo njeri mo , edhe një, edhe një, kështu bëhet familja e madhe”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj takon tre Lulët në Pezë: Këta nuk zgjohen si Luli në Tiranë në 11! Në Kamzë u bien me dru kokës të vetëve për të bërë Xhelalin deputet


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nana: 11/10/2020 21:42

    Sh mire qe behen maskat me detyrim, eshte vone biles , te ishte bere me pare.Jane njerzit te pskujdesshem vijne e re teshtijne mu perpara duke ec ne rrugen tane, ta provojme njehere ndofts ulet nr i infektimeve, disa thone sjemi dakord se ka thane kryeminiszri ,ama ne vetvete jane te ndergjegjshem qe duhet.Nuk jane djegur , po nje pjese ju dhemb shpirzi prr tr dashurit e tyre wr i kane humbur pa i pare e pa ju bere dhe adetet e tradites. Zgjohuno o popull e mbroni jeten se nuk kthehet prap.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni legjendar i prekur, Javier Zanetti: Ky Inter bëri të lumtur miliona tifozë anembanë botës

Kapiteni legjendar i prekur, Javier Zanetti: Ky Inter bëri të lumtur miliona tifozë anembanë botës