TIRANË- Kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj do mbetet sërish në qeli. Gjyqtari Erion Bani rrëzoi kërkesën për revokim të masës arrest me burg. Gjithashtu u rrëzua edhe kërkesa e biznesmenit Elman Abule, i cili u la në arrest shtëpie.
Gjykata e posaçme u njoh me informacionin 2 mujor për hetimet e kryera nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas SPAK, gjatë kësaj kohe kanë kryer 114 veprime hetimore mes tyre këqyrje, kontrolle, sekuestro, marrje dëshmish.
Gjatë seancës, Veliaj mungonte dhe avokati i tij Ermir Beta kërkoi ndryshim të masës, por GJKKO la në fuqi arrestin në burg.
Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.
Komente


Shikoni se çfar drejtësie të ndyrë kemi lë në burg Erjonin djalin që shkëlqeu Tiranën dhe hajdutin,vrasësin ,kriminelin NON GRATA që ka djegur Shqipërinë e lë të lirë.....ky është frikacaku DUM DUM MAN.
Përgjigjufredi mos je gje erioni me profil fals?
DUMDUMANI BASHKE ME SPAK+GJKKO JANE TE SHITUR TEK BANDITI BERISHA-KARAXHIXH ,DHE JO FRIKACAKE...