Veliaj: Këshilli Bashkiak miraton kreditë e buta për 850 familje! Ndërtojmë Teatrin Kombëtar! Brenda mandatit përfundon Unaza e Madhe (VIDEO)

Një vendim shumë të rëndësishëm ka marrë sot Këshilli Bashkiak i Tiranës. Janë miratuar 850 kredi të buta për 850 familje dhe çifte të reja të pastreha të Tiranës. Në fjalën e tij, teksa ka prezantuar projektet projektet e Bashkisë për vitin e ardhshëm, Veliaj tha se strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë prioritet në vitin 2021.

 “Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, deklaroi Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. 

Në fjalën e tij Veliaj foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se Tirana do të ketë për herë të parë një ndërtesë kushtuar Teatrit Kombëtar, 9 herë më e madhe dhe moderne.

 “Kemi diskutuar 80 vite për Teatrin Kombëtar dhe nuk u shpall kurrë monument kulture. Kemi disa javë e muaj që diskutojmë ende për prishjen e Teatrit Kombëtar, një ndërtesë e cila nuk mbante më, sipas të gjitha studimeve, por sidomos sipas 99% të aktorëve dhe atyre që realisht punojnë aty, dhe jo në një parti politike. Detyra e kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak është të marrin vendime për të ecur përpara. Nuk marrim dot vendime që mbajnë peng vendin. Vendimet duhet të jenë si të ecim përpara dhe unë besoj fort se një ndërtesë e re, moderne, me 9-fishin e hapësirës, e vendosur ekskluzivisht në territorin e Teatrit Kombëtar, pa i ngrënë asnjë centimetër, është një ndërtesë që i ka hije Tiranës, teksa hyn në 100 vjetorin e dytë të saj si kryeqytet”, deklaroi Veliaj, teksa komentoi edhe sjelljen e opozitës, teksa theksoi se askush nuk duhet t’i përputhë axhendat e qytetit me axhendat e dështuara politike.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj premtoi se brenda mandatit të tij si kryebashkiak objektivi i rëndësishëm është përfundimi i Unazës së Madhe të kryeqytetit.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia