Veliaj: Këtë javë gati 3 mijë pagesat e dyta cash për të dëmtuarit e tërmetit të nëntorit (VIDEO)

Shtëpia e fundit e rrënuar nga tërmeti i 21 shtatorit është rindërtuar më e fortë dhe më e bukur për familjen Muça në Njësinë 8. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi çelësin e shtëpisë së re kryefamiljarit, Etmondit. “Kjo është shtëpia e fundit e rindërtuar nga tërmeti i shtatorit. Ai tërmet ishte pak më i lehtë, prishi më pak shtëpi, pati më pak dëme, por është gëzim i madh fakti që në kaq pak muaj dhamë të gjitha pagesat cash dhe i rindërtuam të gjitha shtëpitë. Ëmbëlsirën e lamë për në fund, shtëpia e Etmondit ka dalë një vilë e vërtetë. Është rregulluar edhe bahçja, ka hapësirë 4 dhoma e kuzhinë, me dy banjo”, tha Veliaj.

Veliaj tha se tashmë janë dëmshpërblyer 3000 familjet e para të prekura nga tërmeti i nëntorit, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të nisë projekti i rindërtimit të shtëpive që kanë rezultuar të pabanueshme pas tërmetit të dytë. “Për tërmetin e nëntorit ka më shumë pagesa sepse dëmi ishte më i madh. Kemi filluar me shpërndarjen e 3000 pagesave të para. Në Njësinë 8 ka nisur tërheqja e parave në postë.

Nëse qytetarët na japin llogarinë bankare, derdhja do t’u bëhet në bankë. Nëse pëlqejnë ta marrin me kartë identiteti në postë, mund ta marrin cash në dorë. Në disa raste pagesa është më e madhe sesa dëmet që mund të ketë pasur në atë familje, kurse një pjesë e madhe e qytetarëve i kanë mbaruar meremetimet. Megjithatë, duke qenë se dëmi ka qenë real, edhe nëse u tepron diçka, le t’i përdorin për shpenzime sepse jemi në këtë situatë si skemë solidariteti”, vijoi ai.

Veliaj tha se këtë javë do të dëmshpërblehen edhe 3000 familjet e dyta që u prekën nga tërmeti i nëntorit. Ai tha se pasi të gjitha familjet të marrin dëmshpërblimet e tyre, do të vijojë puna me shtëpitë e dëmtuara në zonat rurale dhe më pas, me pallatet në qytet.

“Do të vazhdojmë me 3000-shen tjetër këtë javë, e mandej me pjesën e tretë dhe të fundit. Ndërkohë, po këtë javë fillojmë me investimet në banesat individuale, fillimisht në zonën e Farkës, pastaj në Baldushk, Zall-Herr, për të mbyllur gjitha zonat rurale. Më tej, fillojmë me infrastrukturën për pallatet”, tha kryetari i Bashkisë.  Veliaj u shpreh se Tirana do të kthehet në një kantier ndërtimi.

Deputeti i PS, Ervin Bushati vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës. “Tërmeti ishte i tmerrshëm, shkatërroi shumë prona, mori jetë njerëzish. Kemi edhe një sfidë tjetër si pandemia globale, por treguam se duke qenë bashkë si shoqëri, nëse punojmë, mund t’ia dalim. Faleminderit Bashkisë që ka jo vetëm përkushtimin për të sjellë punë të tilla, por edhe vizionin për të bërë diçka për të ardhmen. Kjo është një shtëpi e së ardhmes dhe Bulevardi është Bulevardi i së ardhmes së Tiranës”, tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndaresi i rrogave: 19/07/2020 14:28

    Erionit i duket sikur eshte ai qe po shpeton dynjane nga hallet e termetit. Ju kujtohet dikur qe ishte nji person qe ndante rrogat? Eshte njesoj sikur atij ti dukej vetja si bamires, ngaqe po te jepte rrogen tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve