Veliaj: Kombinati 'delja e zezë', me hir apo me pahir do vihet në vijë

Me të shkuar ora 13:00 kur ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve, në tregun e Kombinatit aty ku ishte situata më problematike me qytetarë që nuk respektonin rregullat, u bë dezifektimi i ambienteve të jashtme dhe të brendshme të tregut. Në terren shkuan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kryepolici Ardi Veliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të parë nga afër vendosjen e rregullave të reja me sinjalistikë dhe me kordonë ndarës në mënyrë që qytetarët mos të jenë më pranë njëri-tjetrit por të ruhet distanca. Kryebashkiaku Veliaj e konsideroi tregun e Kombinatit 'delen e zezë', pasi në të gjitha zonat e tjera të Tiranës, tha ai, rregullat po respektohen.

"Nuk do jetë delja e zezë kombinati. Me hir apo me pahir do e bëjë edhe kombinati, siç e kanë bërë të tjerët. Policia do zhvendoset nga zonat e qeta dhe do vijë në Kombinat.  Shopingu sikur është viti i ri, është i tepërt. Me rregullat e reja do e vëmë në vijë edhe delen e fundit që na ka mbetur në Tiranë", tha Veliaj.

Veliaj mori shembullin e qytetit të Shkodrës, se si mos respektimi i rregullave dhe i masave kufizuese me qytetarët që ditët e para të shtetrrethimit dilnin shëtitje familjarisht e në grupe, solli përhapjen masivisht të të infektuarve me COVID-19 në këtë qytet.


Lajmi kryesor:

Çfarë do të ndodhë me tregjet nga dita e hënë?! Rregullat që qytetarët duhet të zbatojnë, në të kundërt: Burg!


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: 'Karafil', kushëriri i Nuredinit, kujton se mund të bëhet vrasës i i pluralizmit

Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: 'Karafil', kushëriri i Nuredinit, kujton se mund të bëhet vrasës i i pluralizmit