Veliaj: Kush djeg goma, vetëm mund të djegë Shqipërinë, jo të bëjë punë; PS mban fjalën për çdo premtim

Veliaj: Kush djeg goma, vetëm mund të djegë Shqipërinë, jo të bëjë punë; PS mban fjalën për çdo premtim

Erion Veliaj

Në takimin me socialistët e Njësisë 8, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se një opozitë që djeg goma, nuk bën dot asnjë punë, por veç të djegë Shqipërinë.

“Për sa kohë që përfaqësojmë shumicën e popullit, kemi të gjithë të drejtën t’i shohim njerëzit në sy dhe t’ju themi: E mbajtëm fjalën për Pazarin e Ri, e mbajtëm fjalën për Rrugën e Dibrës, e mbajtëm fjalën për shkollën “Servete Maçi”, e mbajtëm fjalën për shkollën “Sami Frashëri”, e mbajtëm fjalën për rrugën “Siri Kodra”, e mbajtëm fjalën për Bregun e Lumit, e mbajtëm fjalën për dy shkollat “Sevasti Qirjazi” edhe “Kiço Blushi”, e mbajtëm fjalën për lagjen e re të tërmetit, e mbajtëm fjalën në çdo premtim. Sepse kush bën 99 punë, bën edhe 100 të tjera; kush ka djegur vetëm goma, vetëm mund ta djegë Shqipërinë, dhe kush i ka veshur nënat me të zeza, vetëm mund t’i veshë akoma me të zeza”, tha ai.

Veliaj ftoi të rinjtë dhe të rejat që të bëhen pjesë e PS për të vijuar misionin. “Ne kemi të gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit që, në vitin tjetër, t’i shohim njerëzit në sy dhe t’u themi: Kemi mbajtur çdo fjalë për këtë njësi”, shtoi ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com