Veliaj me mësuesit e shkollave: Tirana, kryeqyteti i mundësive të mëdha! Debati për të ardhurit që bëjnë kandidatët e opozitës? Racist

Veliaj me mësuesit e shkollave: Tirana, kryeqyteti i mundësive të mëdha! Debati për të ardhurit që bëjnë kandidatët e opozitës? Racist

Erion Veliaj

Tirana është qyteti i mundësive dhe askush nuk ka të drejtë t’i thotë një prindi të mos ia japë këtë mundësi fëmijës së tij. Në vijim të aktiviteteve per Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, nga palestra e shkollës se sapo rindërtuar “Sami Frashëri”, ku u takua me drejtorët dhe mësuesit e shkollave të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se kryeqyteti do të vijojë të rritet, për sa kohë ofron kushtet që ëndërron të ketë çdo familje.

“Ashtu si një mësues, - tha Veliaj, - “nuk zgjedh dot në klasë dhe t’i thotë gjysmës së nxënësve “për ju nuk ka vend”, edhe një kryetar Bashkie nuk mund të thotë “u mbush qyteti, ju të tjerët duhet të ktheheni!”. Sipas tij, është fakt që sot në Tiranë janë regjistruar 700 mijë votues.

“Për sa kohë Tirana vazhdon të jetë plani kryesor i një prindi, që do të çojë fëmijën në një shkollë të mirë, në një universitet të mirë, të gjejë një punë të mirë, ta çojë te qyteti që është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, edhe i Sportit, ku ka dhe Opera, ku ka edhe balet, ku është cilësia e shërbimeve më e madhe, atëherë kush jemi ne të gjykojmë?! Ata fëmije duhet  të kenë të njëjtin shans si gjithë të tjerët,” nënvizoi Veliaj.

Ai tha se opozita duhet të heqë dorë nga deklaratat raciste, se të ardhurit nuk kanë vend në Tiranë.

“Apeli im edhe për kolegët që kandidojnë në fushatë është eja debatojmë gjithçka, jam gati të flas për gjithçka, por jo këtë muhabetin racist kush është i ardhur dhe kush është “den baba den”. Është viti 2023. Për një kryeqytet që njihet si Kryeqytet Europian i Rinisë, ku në Tiranë vetëm italianë jetojnë 20-25 mijë vetë, kjo është një temë e viteve ’90. Temat e kohëve të sotme janë kodimi, blockchain, metaverse, janë kriptomonedhat, janë realitetet virtuale, janë gjuhët moderne të punëve të së ardhmes, që do na vijnë përmes teknologjisë. Në momentin që ne i kthehemi muhabeteve të viteve ‘90 i kujt je ti, i kujt jam unë, kush erdhi këtu i pari, realisht degradon në banalitet,” u shpreh Veliaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovet hidhen drejt derës së bashkisë

VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovet hidhen drejt derës së bashkisë