Veliaj mesazh Bashës: Harroje, sa të jem unë kryetar bashkie! Fal një nga vilat që ke, pastaj eja apliko për të pestën!

Veliaj mesazh Bashës: Harroje, sa të jem unë kryetar bashkie! Fal një nga vilat që ke, pastaj eja apliko për të pestën!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Lulzim Basha ta harrojë lejen për vilën e 5-të, pa falur më parë një vilë për familjet që u prekën nga tërmeti.

“S’keni bërë gjë për tërmetin tha! Dakord, deri tani ne kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Ai bëri 4 vila dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi dhe pacipësi e pashoqe. Fal një nga ato që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5. Unë s’jam kundër biznesit, por kur ndërton politikën mbi përçarjen, mbi frikën, mbi ndasitë, kur i sulesh çdo gjëje të mirë, atëherë trego me vepra që bën një gjë për popullin. Fal një nga ato që ke dhe po të japim vilën e 5-ë. Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë”, u shpreh Veliaj.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 17/01/2021 20:08

    Dmth leja e ndertimit eshte vendim politik dhe jo teknik..... une qe te shkruaj jam realisht person me bindje te majta, perhere votues i te majtes.... por kjo qe deklaron me zë e figure, eshte turpi dhe shëmbëlltyra e shtetit shqiptar. Nuk ka lidhje me individin leja o Erion djali... nuk eshte qok partie... eshte procedure teknike ku ti dhe asnje politikan ska arsye te jeni fare pjese e vendim-marrjes. Ndihem i turperuar realisht ne cfar bataku ndodhet ky vend edhe pas 30 vitesh...

    Përgjigju
  • goni: 17/01/2021 18:55

    hmmm dmth i ploteson ose jo kushtet vendos lali ,dhe e thote me mburrje madje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër