Veliaj: Miratohen së shpejti pagesat për tërmetin

Veliaj: Miratohen së shpejti pagesat për tërmetin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pa nga afër zyrat e reja të njësisë bashkiake numër 1 në kryeqytet ku tha se duke nisur nga sot banorët e kësaj njësisë do të mund të marrin shërbim në mjedise shumë herë më të mira. Ndërkaq, kryebashkiaku dha lajmin e mirë për të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti. Pas përfundimit të vlerësimit të dosjeve, do të fillojë shumë shpejt pagesa në dorë për dëmet e lehta dhe rindërtimi për banesat e reja. Veliaj tha se vendimi do të miratohet së shpejti në Këshillin Bashkiak dhe më pas qytetarët do ti marrin paratë kesh për meremetimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, ndërsa së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpive që janë shembur plotësisht nga tërmeti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 06/06/2020 00:21

    Prit gomar te mbije bar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat