Veliaj në konviktin e shkollës profesionale në Golem: Rindërtimi, mundësi për ringritjen e institucioneve arsimore

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për godinën e re të konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, e cila ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në shoqërinë e kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krali, Veliaj tha se fatkeqësia e tërmetit solli një mundësi për ringritjen dhe rimëkëmbjen edhe të institucioneve arsimore në vend.

Ai shtoi se me ritmet me të cilat po punohet, konvikti i ri pritet të jetë gati në semestrin e dytë shkollor.

“Jemi shumë krenarë që ju shohim edhe sot në punë. Është fundjavë, por meqë tërmeti nuk bën pushim, meqë pandemia nuk bën pushim, as puna nuk duhet të bëjë pushim. Nga ecuria e punimeve duket sikur do të jetë gati për semestrin e dytë. Jam i sigurt se hyrja në konviktin e bujqësores do të kthehet në diçka shumë të kërkuar”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se “këto janë para që hidhen në ekonomi, ndihmojnë rimëkëmbjen nga problematikat që solli pandemia”.

Godina ekzistuese e konviktit ishte ndërtuar që në vitin 1925, nga një misionar amerikan, i lidhur shpirtërisht me çështjen shqiptare, por edhe me çështjen e arsimit. Bashkë me shkollën, e ndërtuar nga e para me investimin e buxhetit të shtetit 3 vite më parë, konvikti plotëson këtë vatër të rilindur dhe çon në vend dinjitetin e emrit të rëndësishëm që ato mbajnë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 06/12/2020 04:31

    Po ky ca trapin do ne Golem i doli boja fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit