Veliaj: Ne krenohemi me çdo grua që na bashkohet, PD-ja gëzohet kur ikin Jozefina dhe Majlinda

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thumbuar Partinë Demokratike, në aktivitetin e sotëm të Forumit të Gruas Socialiste, kur krahasoi mentalitetin e Partinë Socialiste me prurjen e vajzave dhe grave të reja në forumet e saj, me mentalitetin e PD-së, nga radhët e së cilës janë larguar emra me peshë si Jozefina Topalli, apo Majlinda Bregu.

Sipas tij, Partia Socialiste e ka në natyrë të afrojë çdo ditë e më shumë vajza dhe gra, çka bën diferencën me çdo parti tjetër që kërkon të vijë në pushtet përmes politikave përjashtuese.

“Ne sot krenohemi kur themi: “Edhe një”. Kurse, kundërshtari ynë thotë: Iku edhe një! Se iku Jozefina. Iku edhe një, se iku Majlinda Bregu. Diferenca mes një partie demokratike dhe një partie të lodhur nuk është emri, por mentaliteti. Në forcën tonë ka gëzim kur vjen edhe një. Në partinë e tyre ka gëzim kur ikën edhe një, kur edhe një grua tjetër largohet nga një parti që është kthyer në një tufë burrash të mllefosur”, tha Veliaj.

Ky është mesazhi ynë i fitores, se i gëzohemi çdo zonje, çdo zonjushe, çdo goce dhe vajze, “edhe një”, kur bashkohet me forcën tonë politike”, tha drejtuesi i qarkut të Tiranës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Merakliu i PD: 30/09/2020 17:58

    Ne kemi Griden sa per 700 gra dhe Albana Vokshin sa per 700 burra

    Përgjigju
  • beni: 30/09/2020 17:51

    njateta lali, po gezohesh ti se jeni krejt shoqe prandaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin