Veliaj nga sheshi 'Skëndërbej': Pas tërmetit, të rikuperojmë zemrat, mendjen dhe ekonominë e vendit

TIRANË- Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiellin e kësaj mbrëmjeje.

Festa nisi në 22:30 të mbrëmjes ku performuan këngëtarët e njohur si Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani. Pak para ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa uruan të gjithë të pranishmit në sheshin Skënderbej.

Kryefjalë e urimit të Veliaj kanë qenë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe një falenderim për të gjithë ata që sakrifikuan dhe ndihmuan në rikuperimin sa më të shpejtë të vendit.

"Gjithë viti 2020 do të jetë 100 vjetori i Tiranës, ndaj dua që të përqafoni atë që keni afër atë që keni ardhur famijarët tuaj, fëmijët tuaj, prindërit tuaj të dashurit tuaj, partnerët tuaj dhe ti shtrëngoni fort sepse ky vit na dha të kuptojmë që gjëja më e rëndësishme është jeta. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, fe të ndryshme, ne mund të kemi ngjyra të ndryshme të lëkurës por kemi vetëm një jetë ndaj në emër të gjithë atyre sfidave, në emër të gjithë atyre vështirësive, në emër të gjithë atyre fatkeqësive që kaluam këtë vit përqafojmë njëri tjetrin plot shpresë për një vit më të mirë dhe një zemër plot mirënjohje për Tiranën tonë. Sot duam t'i japim një duartrokitje të gjithë zjarrëfikësve, të gjithë policëve, të gjithë punonjësve të shëndetësisë, të gjithë punonjësve të ushtrisë të gjithë atyre që e respektojnë shtetin tonë jo vetëm në ditët e mira por sidomos edhe në ditët e vështira. Edhe para pak ishim në disa familje që në fakt këtë Vit të Ri po e kalojnë në një çadër edhe teksa jemi duke rikuperuar shtëpitë një e nga një çdo ditë duam gjithashtu te rikuperojmë zemrat, të rikuperojmë mendjen, të rikuperojmë ekonominë dhe të sigurohemi që Tirana vazhdon dhe të jetë motorri i ekonomisë dhe i gjithë rajonit tonë. Dua shumë sot t’iu falënderoj me gjithë zemër të gjithë atyre që bën një dhuratë sidomos fëmijëve të mrekullueshëm të Tiranës çuna dhe goca fantastik që me operacionin “kutia” çuan nga një dhuratë të vogël në Thumanë, në Laç, në Durrës, në Kavajë, në Shijak fëmijët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe e këtij kombi. Ndaj dhe në emër të fëmijëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë ne duhet të ngrihemi prap në këmbë, qytete nuk maten nga sa herë rrëzohen të gjithë rrëzohemi në jetë të gjithë kemi një moment kur pengohemi. Qytete, shtete, kombet, komunitetet, familjet maten nga sa shpejt ngrihen, ndaj dhe unë besoj që në vitin 2020 do të jetë viti i ringritjes sonë të madhe, viti ku Tirana ecën më shpejt lufton akoma më fortë për të qënë një qytet realisht europian.Dua shumë që teksa fillojmë punën vitin tjetër teksa rifillon jeta normale duam shumë që të fokusohemi tek ekonomia, nëse keni një biznes punësoni një njeri më shumë dikë që ka nevojë të punësohet sepse ka humbur gjithçka prej tërmetit", u shpreh Veliaj. 

Përveç urimit, numri një i Tiranës ka bërë edhe një thirrje që të gjithë së bashku t'u japim një dorë Durrësit, Thumanës, Laçit, Krujës, Tiranës për t'u rikthyer normalitetit. 

"Nëse keni një mundësi financiare për të ndihmuar shtëpinë e dikujt ju lutem na kepni një dorë, nëse keni mundësi të adoptoni një shkollë, një kopsht, një çerdhe ju lutem na jepni një dorë dhe unë zotohem ne si Tiranë do të japim një dorë siç kemi dhënë edhe për Durrësin edhe për Thumanën edhe për Laçin edhe për Krujën edhe për Fushë-Krujën dhe kudo tjetër ka nevojë që dora e Tiranës të ndihet, kjo është Tirana jonë familja jonë e madhe dhe siç thonë një familje është si një pemë secila ka degën e vetë por ama jemi të gjithë në një rrënjë dhe teksa jemi përqafuar me familjen tonë të ngushtë dua që të mendoni një moment edhe për familjen tonë të madhe, Tirana e një milionëve që mezi pres që jo vetëm të mbushi 100 vjetorin por në vitin 2022 është përzgjedhur qyteti europian i rinisë. Dua që të përshëndesim të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, të gjithë vëllezërit dhe motrat në Maqedoni, të gjithë vëllezërit dhe motrat në Preshevë, Mal të Zi ata që janë në Australi, ata që janë në Hollandë, ata që janë në Kanada, ata që janë në Amerikë, ata që janë në Belgjikë, Gjeramani kudo ku flitet dhe ku rreh zemra shqip. Teksa nunërojmë mbrapsht numrat  për të uruar këtë Vit të Ri dua shumë që të numëroni bekimet që Perëndia na ka dhënë nga jeta, nga familja, nga njerëzit që kemi pranë.”, tha Veliaj në shesh.

Ai ka qenë në shesh së bashku me bashkëshorten, Ajola Xoxa dhe djalin e vogël, Kajan.

Kryebashkiaku Veliaj në shesh me familjen e tij

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 01/01/2020 01:04

    Ik mor karavick burr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri