Veliaj nis turin: Po mbyllim pagesat për tërmetin, spekulantët të mos përdorin fatkeqësinë për fushatë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur një tur nëpër të gjitha njësitë administrative të Tiranës, për të ndjekur ecurinë e procesit të rindërtimit, por edhe për të inspektuar investimet e bashkisë në çdo zonë. Ai ishte sot në Njësinë 1, ku pasi u takua me punonjësit që merren me dosjet e dëmshpërblimeve të tërmetit për kategoritë DS1-DS2-DS3, vizitoi edhe familjen e Milanda Domit, e cila është dëmshpërblyer në masën 3.5 milion lekë për riparimin e apartamentit. Veliaj ishte edhe në familjen e gazetarit ikonë të lajmeve, Dhimitër Gjoka, familja e të cilit gjithashtu përfiton dëmshpërblim për riparimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti.

Kryebashkiaku siguroi se të gjitha familjet që kanë pësuar dëme të kategorisë DS1-DS2-DS3 do të marrin pagesën e dëmshpërblimit, ndërsa shtoi se i gjithë procesi është transparent. Ai i kërkoi opozitës që të mos bëjë politikë me fatkeqësinë prej tërmetit.

“Siç kemi raste nevojtarësh, kemi edhe raste spekulantësh. Ne nuk do i hyjmë askujt në hak, por nëse dikush gënjen dhe thotë kam edhe dy shtëpi të tjera, atëherë kjo është skemë për të ndihmuar dikë që është në nevojë, jo për skena dasmash ku ti vetëm hedh lekë për çiftin. E dyta: Këto lekë merren nga taksat e qytetarëve. Kur shoh këta që bëjnë politikë, thonë: Ja, filani! Po mirë mo, ja ku e ka faturën, ja ku i ka marrë lekët, pse duhet të gënjesh e të bësh politikë me tërmetin e fatkeqësinë? Kemi pasur 5-6 raste në njësi të tjera ku, për dy minuta e verifikon nëse i ka tërhequr para apo jo. Qytetari e ka firmosur me dorën e tij, ka tërhequr paratë, por mos gënje sepse të tjerët që kanë paguar taksat thonë: Po mirë, unë po jap nga paratë e mia të të ndihmoj, mos e përdor politikisht!”, sqaroi Veliaj.

Gazetari i njohur i televizionit publik shqiptar, Dhimitër Gjoka u shpreh se procesi ka qenë i lehtë. “Na janë përgjigjur në kohë dhe kanë ardhur disa herë”, tha ai.

Më tej, Veliaj sqaroi se pagesat janë vetëm për familjet në nevojë dhe jo për ata të cilët kanë më shumë se një pronë. “Për atë që ka dy apartamente, kushtet nuk plotësohen sepse kjo është ndihmë sociale për nevojtarët dhe nuk është skemë shpërndarje parash pa kriter. Ne nuk e bëjmë për inat të dikujt, por e bëjmë me pasion, pasi kemi pasion t’iu shërbejmë njerëzve, të ndihmojmë atje ku mundemi. Kush ka vesh dhe sy e kupton. Unë besoj se ky është programi më i mirë”, tha Veliaj.

Jemi shumë të kënaqur dhe çdo gjë është kryer pa vonesa, na janë përgjigjur në kohë”, tha znj. Domi, apartamenti i së cilës pësoi dëme të kategorisë DS3 nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkaq, kryebashkiaku u ndal për një vizitë të shkurtër edhe në një biznes fason, ku janë punësuar mbi 1 mijë punonjës.

Po sot, në Ditën e të moshuarve, Veliaj vizitoi edhe Shtëpinë e të Moshuarve, të cilëve u dhuroi nga një trëndafil. Surpriza më e bukur ishte takimi me Et’hemin, 85-vjeçar dhe Vangjelicën, 72-vjeçare, të cilët dy vite më parë i kurorëzoi në martesë.

Veliaj siguroi se do të kenë të gjithë mbështetjen e Bashkisë së Tiranës si deri më tani. Kreu i Bashkisë falenderoi edhe personelin, i cili gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka punuar me orare të zgjatura dhe me kujdes të veçantë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman