Veliaj: Nuk do të ketë ndërtime në Kopshtin Botanik, do jetë një kryevepër për studentët dhe qytetarët (VIDEO)

Kopshti botanik jo vetëm që do të ruhet, por edhe do të shfrytëzohet më mirë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe do të vihet në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Nga Parku Olimpik i Tiranës, ku nisi turi i dëgjesave në çdo njësi për projektbuxhetin e vitit 2020, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se nuk do të ketë ndërtime, përkundrazi e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar. 

“Lajmin e mirë që keni marrë vesh të gjithë banorët në njësinë 5 ka të bëjë me megainvestimin që ne do të fillojmë në Kopshtin Zoologjik dhe në Kopshtin Botanik, të dyja prona me hipotekë, të Bashkisë së Tiranës dhe të dyja zona jashtëzakonisht problematike. Për të gjithë ata që tmerrohen thonë që në kopshtin Botanik do ndërtohen kulla, mjafton të shihni perimetrin e kopshtit Botanik dhe të shihni se si tashmë është zaptuar. Kjo që ndodhi, që Bashkia e Tiranës mori administrimin nga qeveria të Kopshtit Botanik pikërisht vjen me këtë kusht që në mbrojtjen e Bashkisë nuk mund ta zaptojë më njeri. Nëse mendonin që po e ruanin, bëni një xhiro në itinerar dhe do shikoni se si është shqyer në të gjithë anët Kopshti Botanik. Nuk ndërron destinacioni, nuk do ketë asnjë ndërtim por më në fund të njëjtin stil menaxhimi që Bashkia e Tiranës ka për kryevepra si Parku Olimpik do e çojë edhe tek kopshti Zoologjik dhe Botanik”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë i kërkoi politikës që të qëndrojë larg punëve publike të qytetit.

“Çfarë mund të bëhet ku politika fut hundët në punët komunale?! Këtu merret edhe presidenti, kryetari i opozitës dhe këta lloj deputetësh njerëz që s’kanë haberin fare dhe as janë votuar për këtë punë në vend që të bëjnë punë e tyre dëshirojnë të bëjnë punën time, të drejtorit të komunales. Kështu që për të gjitha këto arsye, për këto që do të ndezë flakë te kopshti botanik jap fjalën e burrit do zhgënjeheni totalisht se ajo do dalë kryevepër dhe do dilni prapë huq si te lodrat, si te shkolla Kosova, si te Pazari, si te Kalaja, si te bulevardi i ri, si te amfiteatri”, deklaroi Veliaj, teksa nënvizoi se aktualisht duhet të japësh lekë nën dorë që të futesh brenda kopshtit botanik për të bërë një foto. “Sot duhet të japësh një korrupsion të vogël të të lërë të bësh fotot ditët e dasmës, ka vetëm nuse ditën e dasmës dhe tenderat e rojeve, nuk shkon kjo. Mezi pres të fillojë faza e parë te kopshti zoologjik dhe pastaj faza  e dytë te kopshti botanik për ta bërë njësinë 5 akoma më atraktive dhe për t’ia rritur vlerën pronës në këtë njësi.  

Kopshti Zoologjik dhe Botanik ende nuk e kanë parë investimin, por deri më tani kanë qenë administrim ndryshe. Kopshti Zoologjik edhe pa investimin e  madh që do bëjmë I sillte Bashkisë së Tiranës vetëm duke qenë nikoqir, duke mbledhur faturat, biletat, I sillte Bashkië së Tiranës 15 milionë lekë në vit; ndërkohë  pra të paktën paguante veten, mirëmbajtjen dhe ushqimin e kafshëve; ndërkohë prapë pa investim, vetëm në vitin e fundit, Kopshti Botanik ka mbledhur 150 mijë lekë të vjetra, as gjysmën e rrogës për një roje, 150 mijë lekë të vjetra, pra po ta pjesëtojmë për 300 ditë, 500 lekë, pra një monedhë 50 lekëshe në ditë, pra prona në zemër të njësisë 5 gjeneron 50 lekë të vjetra në ditë, një kaush me fara, një paketë çumçakiz. A ka sens kjo ?”, deklaroi Veliaj. Ai deklaroi se momentalisht në kopshtin Botanik as shkencë nuk bëhet, as qyteti nuk e shijon dhe nuk ka akses. “Ne duam të kalojmë nga një skemë as/ as në një skemë edhe/edhe. Edhe qyteti ta shijojë ama bujrum, edhe shkencë të mirëfilltë të bëjmë për gjithë botanistët dhe biologët dhe ata njerëz të përkushtuar në Fakultetin e Shkencave.Ramë dakord me dekanin Spiro, me të gjithë kolegët e tjerë, I thamë: Ja letra e bardhë, shkruani çfarë investimesh duan, si duhet sera, si duhet të jetë pikat e ujit, si duhet të jetë shati dhe lopata, çfarë lloj humusi duhet, kur I keni orët e eksperimenteve, çfarë investimesh e mjetesh ju duhen, kamionësh? U kënaqën, u përqafuam, sa dha urdhër partia që jo do e sabotojmë, siç sabotojmë teatrin, lodrat, sheshin, Pazarin, siç sabotojmë liqenin, ju kujtohet? “, deklaroi Veliaj.

VIDEO/Fjala e plotë e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Veliaj: Nga shkollat te rehabilitimi i lagjeve, ja projektet që do realizohen në 2020 në Njësinë 5

1571851102_veliaj.jpg

Ka nisur nga Njësia 5 turi i konsultimeve me qytetarët i buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020. Në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se edhe vitin e ardhshëm kjo zonë do përfitojë një sërë investimesh shumë të rëndësishme, duke filluar që nga infrastruktura rrugore, ajo arsimore si dhe sportive. Ai tha se Njësia 5 do të përfitojë nga projekti i bashkisë së Tiranës të 100 lagjeve me dy projekte konkrete dhe që do prekin lagjen përreth Fakultetit Juridik dhe lagja në Selitë.  

“Kemi planifikuar këtë vit një projekt fantastik që quhet projekti i “100 lagjeve” dhe kemi identifikuar 2 lagje që kanë nevojë imediate për t’u trajtuar si bllok. Pra kemi rrugë individuale që s’dua t’ju lodh me të gjitha por 2 lagje janë blloqe të tëra që duhen prekur. Së pari është blloku te Juridiku. Është një nga blloqet që duke qenë se është në qendër të Tiranës, ti mendon që është edhe i rregulluar. Kështu që i gjithë blloku rreth Juridikut, rreth “Petro Ninit”, rreth gardës, do të trajtohet si i tërë kështu që nuk dua t’i them të gjithë emrat e rrugëve dhe blloku i fundit i Selitës që kufizohet në fakt midis Njësisë 5 dhe 13, do kemi mundësi. Kështu që besoj që janë 2 blloqet më problematike. Pastaj kemi rrugë pafund ku do ndërhyjmë, por këto janë në nivel blloqesh te projekti ynë i “100 lagjeve”, tha Veliaj.

Sa i përket investimeve në infrastrukturën arsimore ait ha se krahas rikonstruksionit të disa shkollave në këtë njësi, do të nisë shumë shpejt edhe ndërtimi i dy shkollave të reja që do ti japin fund mbingarkesës në shkollat ekzistuese dhe do sjellin një cilësi më të mirë mësimdhënie.
“Do të fillojmë shkollën e re “Dritëro Agolli” në Njësinë 5, por sigurisht nga ana tjetër e rrugës është edhe Njësia 13, kështu që është një shkollë që do përfitojnë të dy palët. Sigurisht do të kemi edhe një shkollë tjetër në Njësinë 13, sidomos për lagjet e reja në Selitë që janë shtuar”, - theksoi Veliaj.

Gjithashtu ai bëri të ditur se do të nisë shumë shpejt edhe zbatimi i transformimit të Piramidës në një qendër moderne inovative ku të rinjtë mund të mësojnë kodim e programe kompjuterike. “Lajmi i mirë edhe për më të vegjlit, jo vetëm që do të vijojmë me këndet e lodrave, por vitin tjetër do të kemi fatin që të hapim Piramidën e Tiranës. Sot është koha e atyre që dinë të bëjnë programim, të punojmë me kompjutera, njohin atë lloj gjuhe të teknologjisë. Piramida do të presë çdo vit një bashkëpunim fantastik me Fondin Shqiptaro-Amerikan. Sapo firmosëm marrëveshjen e përbashkët dhe Piramida do të jetë shkolla pas shkolle. Për ju që jeni me thinja do të jetë pallati i pionierëve për kompjuterët. Për të gjithë çunat dhe gocat e njësisë 5 jam i sigurt do të kemi shumë talente”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku bëri të ditur se shumë shpejt do të hapet edhe gara për të siguruar transport elektrik në Tiranë duke synuar uljen e ndotjes që shkaktojnë mjetet me naftë. “Ne do të kemi një vendim tjetër në Këshillin Bashkiak, ne do të hapim garën për linjën e transportit elektrik, kështu që besoj që edhe ajo do të ndihmojë sidomos në ato pjesë të linjës që është një miks midis Tiranës së Re dhe Unazës së Madhe, e cila do të kalojë në një pjesë të madhe në Njësinë 5 dhe besoj që edhe kjo do rrisë ndjeshëm jo vetëm cilësinë  e ajrit, por edhe do shtojë frekuencën e mjeteve të transportit publik që kalon në këtë itinerar”, - u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Duke e cilësuar një vit të jashtëzakonshëm për projektet e realizuara në Tiranë, Veliaj tha se një nga investimet më të rëndësishme është edhe Parku Olimpik. Ai tha lajmin e mirë për qytetarët për rikthimin e pishinave, të cilat do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. 

“Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën, edhe kur vjen puna te realizimi i shumë projekteve. Teksa jemi duke folur është duke mbaruar pjesa e Parkut Olimpik, godina e Federatës Shqiptare. Kanë filluar dy fushat e futbollit. Pra siç kemi basketbollin këtu te “Fethi Borova”, siç kemi Peshëngritjen dhe mundjen te “Mirjan Hakani”, ashtu do të kemi edhe fushat e federatës. Në vitin 2020, mbaron kontrata e qirasë për pishinat, i rikthehen Bashkisë së Tiranës, kështu që edhe ato do të bëhen pjesë e Parkut Olimpik. Dhe siç mbaroi qiraja te “7 Xhuxhat” e mori Bashkia prapë në administrim, sot dy kate parkim poshtë, kënd lodrash pa pagesë për fëmijët lart. Për të gjithë ata që thoshin, kullat, kullat, sot mjafton të shkojnë te 7 Xhuxhat. Çfarë është e Bashkisë iu kthye Bashkisë dhe iu hap publikut. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pishinat”, deklaroi Veliaj.

Ora 19:07
Tërmeti, Veliaj: Gati 51 dosjet e para të banesave që do dëmshpërblehen, kemi nisur rindërtimin e 42 shtëpive

Jo vetëm shtëpitë që janë rrënuar tërësisht dhe që kanë nisur të rindërtohen nga themelet, por edhe ato banesa dhe biznese që kanë pësuar dëmtime të pjesshme do të kompensohen. Nga Njësia 5 ku nisi turi i konsultimeve publike të buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se ka përfunduar vlerësimi dhe hartimi i dosjeve të plota për 51 rastet e para të cilat do të kalojnë tashmë për trajtim në Këshill Bashkiak.

“Kemi një lajm të mirë 51 dosjet e para për dëmshpërblim nga dëmtimet e tërmetit janë bërë gati. Sot kanë ardhur në Bashki. Aldrini i solli nga Këshilli i Qarkut. Ne do t’i fusim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Fakti që një vend modest si Shqipëria, në punë ditësh bën gati 51 dosjet e para dhe tashmë ka filluar themelet e 42 shtëpive të para dhe para 75 vjetorit të Çlirimit ne do kemi gati shtëpitë e para nga tërmeti është diçka që nuk ndodh as në vende shumë të zhvilluara dhe të pasura”, tha Veliaj.

 Ai theksoi se Tirana arriti që t'i përgjigjej në mënyrën më të mirë gjithë emergjencës që solli tërmeti, duke i ardhur në ndihmë kujtdo që pësojë dëmtime, ndërsa evidentoi faktin se shumë nga shtëpitë që u rrënuan sot janë drejt fundit të punimeve për rindërtim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Socialisti jo Rilindasi: 24/10/2019 08:27

    SI NUK I VJEN ZOR KETI PALO KRYETARI. DHE TE DIGA NUK NDERTOHET THA DHE KA NDERTUAR GENER 2 DHE NJE TJETER AKOMA ME TE MADHE. DO VIJ NJE DITE QE DO I PAGUANI TE GJITHA . ZOTI NUK HARRON......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri