Veliaj: Po bëjmë gati dosjet
për 17 leje që dha Lulzim Basha

Veliaj: Po bëjmë gati dosjet<br />për 17 leje që dha Lulzim Basha
TIRANË - Kryebashkiaku i ri i kryeqytetit Erion Veliaj konfirmoi se Prokuroria e Tiranës po heton 17 leje ndërtimi të dhëna nga paraardhësi i tij Lulzim Basha. Veliaj tha se stafi i bashkisë është duke përgatitur dosjet për t’ia vënë në dispozicion organit të akuzës.
 
Kryebashkiaku Veliaj tha se ky veprim vjen në përgjigje të kërkesës së organit të akuzës dhe se shumë shpejt stafi do t’i ketë gati dosjet për t’ia dorëzuar hetuesve.
 
Veliaj tha se kishte fillimisht kërkuar  bashkëpunimin e stafit të bashkisë së mëparshme, të cilët si njohës të vjetër të punës në Bashki mund t’i përgatisnin lehtësisht dosjet, por siç theksoi ai, ky bashkëpunim është refuzuar.
 
“I kam kërkuar stafit të bashkisë së mëparshme të bashkëpunojë me prokurorinë por ajo e atëhershmja e refuzoi atë”, - tha më tej Veliaj.

Këto deklarata Erion Veliaj i bëri teksa prezantoi administratorët e njësisë 1 dhe 2, Elez Gjoca dhe Trëndelina Jaku. Po ashtu Veliaj prezantoi edhe projektin e ri të bashkisë për rikonstruksionin e Pazarit të Ri.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD