Veliaj pret kryetaren e Komunës së Preshevës: Bashkëpunim për Festivalin e Muraleve dhe Panairin e Librit

Veliaj pret kryetaren e Komunës së Preshevës: Bashkëpunim për Festivalin e Muraleve dhe Panairin e Librit

Kryetarja e Komunës se Preshevës, Ardita Sinani dhe krybashkiaku Erion Veliaj

Panairi i Librit, por dhe Festivali i Muraleve artistike në qytetin e Preshevës ishin dy prej projekteve që sollën në Tiranë kryetaren e Komunës, Ardita Sinani. Pas takimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dhuroi asaj edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës u shpreh mjaft e privilegjuar për bashkëpunimin me Tiranën dhe me kryetarin e saj, Veliaj. “Jam jashtëzakonisht e emocionuar dhe e nderuar. E nisa detyrën me momente të vështira. Edhe në pritjen e parë më ke dhënë forcë dhe tani më shkon gjithçka mbarë dhe uroj ta përfundoj edhe mandatin ashtu siç keni bërë ju deri në këto momente. Jeni shembull në rajon dhe ne jemi të privilegjuar që të kemi një bashkëpunim kaq të ngushtë me ju,” u shpreh Sinani.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se është kënaqësi bashkëpunimi sidomos në fushat me interes të përbashkët kulturor, si Panairi i Librit, apo dhe muralet artistike. “Ne duam të vazhdojmë me disa projekte, si Festivali i Muraleve, apo Panairi i Librit. Ne do ftojmë delegacionin nga Presheva për Panairin tonë të Librit në Tiranë, shohim aty modelin dhe pastaj e replikojmë në Preshevë dhe besoj që, në qoftë se e mbushim me këto aktivitete, realisht kemi kaluar nga fjalët në një bashkëpunim konkret. Mezi pres që vitin tjetër që do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë të kemi sa më shumë djem dhe vajza nga Presheva, jo vetëm për të afirmuar talentin e tyre, por edhe për t’u binjakëzuar,” deklaroi Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne