Veliaj publikon foto me djalin e George Soros: Le të jemi mirënjohës për këdo që ndihmon vendin tonë

Veliaj publikon foto me djalin e George Soros: Le të jemi mirënjohës për këdo që ndihmon vendin tonë

Alexander Soros dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një foto me Alexander Soros, djalin e miliarderit George Soros. Veliaj ka një përgjigje për të gjithë ata që e akuzojnë Soros, e më konkretisht për Berishën. Ky i  fundit thotë se është Soros ai që fshihet pas Non Gratës së tij nga SHBA, mirëpo përtej këtyre akuzave, Veliaj rendit kontributin e miliarderit për Shqipërinë.

“E kuqe apo blu? Gjithmonë kënaqësi takimi me vëllain tim Alexander Soros. E kuqja dhe bluja s'janë për politikë, por për Tiranën Qyteti Europian i Sportit 2023.

Përpara se të fillojnë konspiracionet, le t'ju them një FAKT: Pas rrënimit të piramidave e financave publike në 1997, Fondacioni Soros shpenzoi 100 milionë dollarë, në ditët më të vështira të Tiranës dhe Shqipërisë, për të ndërtuar e riparuar 275 shkolla dhe kopshte, të cilat i rezistuan edhe tërmetit të 2019.

Kush ka bërë më shumë se kaq, ka të drejtë të flasë për teori konspiracioni. Le të jemi mirënjohës për këdo që ndihmon vendin tonë.

Veç e mira dhe puna na çon përpara”, shkruan Veliaj.

Tirana është këtë vit Qyteti Europian i Sportit 2023.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 16/03/2023 07:44

    Ky bastardi soros i vuri flaken botes , ai dubet te futet ne listen e terroristeve kurse keta legenat i lepihen

    Përgjigju
  • Proposal: 15/03/2023 23:15

    Sh bukur, good luck!Por,ndërto një Park sportiv të ri Olimpik,aty poshtë Digës së Liqenit !Mbill pemë Mesdhetare Evergreen gjatë gjithë Perimetri të Liqenit,edhe mbi Digë pse jo ndonjë Ullishte a Limonajë,apo Vresht rrushi!

    Përgjigju
    • *Proposal: 16/03/2023 05:58

      O miko posht digës jan pallatet si qëllim.. Fatmir Xhafaj pronari i pishinave dhe Bashkimi i Gener2.. Si çdo objekt i kohës xhaxhit edhe pishinat shumë shpejt do i përmenim ish-pishinat..

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë