Veliaj publikon fotot e para të djalit dhe emrin: Kajan, tironsi më i ri në qytet (Foto)

Kryebashkiaku Erion Veliaj me djalin e porsalindur, Kajan

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u bë baba dy ditë më parë, pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa solli në jetë djalin e tyre.  Pas shumë komenteve dhe pyetjeve lidhur me emrin e djalit, Veliaj ka vendosur të shuajë kuriozitetin e të gjithëve.

Në një postim në Instagram, kryebashkiaku ka zbuluar se emri i djalit është as “trim” as “poet” siç ishte përfolur, por “Kajan”. 

Veliaj ka shpërndarë foto të djalit Kajan, por edhe një foto me mjekun gjinekolog, Orion Glozheni, i cili siç shkruan edhe Veliaj i është gjendur pranë në këtë fazë. 

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe mjeku Orion Glozheni

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan - tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”-shkruan Veliaj.

Postimi Erion Veliajt në Instagram

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento

Komente

  • Falco: 08/10/2018 22:51

    U befte 100 vjec dhe e gezofte pasurine qe do i lere i jati. A eshte prape 20% apo ???

    Përgjigju
  • durres: 08/10/2018 20:41

    u rrite me shendet e jete te gjate urime.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

FOTOLAJM/ Betimi në Presidencë, Rama dhe ministrat drejt Kryeministrisë në këmbë! Pamjet si presin semaforin te Kryesia e Kuvendit