Veliaj publikon projektin e rrethrrotullimit te sheshi 'Shqiponja': Modernizim i infrastrukturës për 100 vitet e ardhshme (VIDEO)

TIRANE- Rifillimi i punës për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe, i ka hapur rrugën edhe zgjidhjes së një prej nyjeve më problematike për qarkullimin e automjeteve sikurse është rrethrrotullimi te sheshi “Shqiponja

Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj ka postuar në Facebook, projektin  se si do të transformohet sheshi “Shqiponja”, duke zgjidhur njëherë e mirë çështjen e qarkullimit të automjeteve për të gjithë automjetet që vijnë nga jugu dhe veriu. 

“Veç puna, jo fjalët, e nxjerrin Tiranën në dritë! Në finale do mbahen mend veprat, jo sherret e pengesat! Teksa përmbyllet shekulli i parë i Tiranës kryeqytet, bashkë me Qeverinë nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme! Tirana100 Unaza e Re”, shkruan Veliaj krahas videos.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vezhguesi;: 17/11/2019 00:46

    TI bulba dukesh qe je nga katundet e skraparit,,,se kujton se do ecesh me kale e gomare ne autostrade dhe nuk te pengojne pemet e shkurret,,,prandaj nuk behet ky vend...

    Përgjigju
  • Taras Bulba: 16/11/2019 23:44

    Or ti Vezhguesi pemet jane anes rruges or trap cfare te pengojne por duket qe ke zbrit nga mali e nuk e di cfare eshte qyteti

    Përgjigju
  • Pinj: 16/11/2019 21:31

    Ky Veliaj na cmendi tu ngushtu rruget. Me shume harxhoj karburant sesa qira. Provova autobusin: tmerr. Kur po vijme votimet ta heqim kete Veliaj qe Ben ca do ai, Jo ca duam qytetaret

    Përgjigju
  • Fredi: 15/11/2019 08:20

    Na mytën 3D-të

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 15/11/2019 02:54

    Pemet jane te teperta ne kete kryqezim,,,sepse i pengojne pamjen shofereve,,mund te mbillen peme anash ose te behet nje park i vogel anash me peme e stola e ndonje pellg i vogel,,por gjithashtu e nevojshme ne tirane eshte edhe stacioni modern i autobuzeve,, dhe nje linje tramvaji nga stacioni autobuzeve ne kinostudio,,,kjo do largonte autobuzet nga qendra tiranes....dhe do ulte ndotjen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet