Veliaj publikon të tjera fakte: Para largimit të Berishës, Basha i kërkoi Saliut 34,6 mln euro investim & 37 euro/ton për plehrat e Sharrës

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar dokumente të cilat tregojnë se si vetëm pak ditë para ikjes së qeverisë Berisha, Lulzim Basha ka kërkuar i ka kërkuar qeverisë në ikje 34,6 mln euro investim fillestar për kompaninë që do menaxhonte mbetjet dhe me çmim 8 euro më të shtrenjtë se çmimi aktual.

PD humb zgjedhjet 23.6.2013. Në Shtator do betohej qeveria e re. Në 20 Gusht, Basha i kërkon Saliut në ikje 34,6 mln euro investim & 37 euro/ton për plehrat e Sharrës. Sot bëhet me 0 kosto për investim, & 29 euro/ton. Tirana më e pastër me më pak para”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, kreu i Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar edhe pamjet e landfillit të Sharrës, para se PS të vinte në pushtet dhe tashmë gjatë qeverisjes së saj. “Faktet kanë rëndësi”, shkruan Veliaj teksa bën një krahasim të pamjeve të landfillit dhe ironizon kreun e PD Lulzim Basha. “Dhe kur bëhet puna më mirë dhe 30% më lire se “kunati” – duke ia kursyer publikut këto shpenzime – atëherë faktet kanë SHUMË rëndësi”, shkruan kryebashkiaku. Lexo

Dokumentet e publikuara nga Erion Veliaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit