Veliaj: Qeveria na akordoi fondin e granteve cash për banorët e dëmtuar nga tërmeti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin se qeveria i ka akorduar fondin e granteve cash për banorët me dëmtime më të lehta nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Siç bëmë shtëpitë e shtatorit, do të vazhdojmë edhe me shtëpitë e nëntorit, me të njëjtin ritëm. Qeveria sapo na akordoi fondin e granteve cash për banorët me dëmtime më të lehta. Kur kujtoj se më parë kalonin 10 vite dhe nuk rimbursohej një përmbytje në Shkodër, fakti që s’janë bërë 10 muaj dhe jemi gati me cash në dorë, do të thotë që kur shteti do, shteti bën. Një gjë është e sigurt: ky shtet, kjo qeveri dhe kjo bashki, edhe do, edhe bën”, nënvizoi Veliaj.

Deklaratat e Kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Velia u bënë gjatë përurimit të rrugës nga rrethrrotullimi i Mulletit deri tek Ura e Qehasë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se falë bashkëpunimit shumë të mirë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, investimet po shtrihen kudo. “Kur qeveria ndihmon, edhe Bashkia bashkëpunon, edhe atij që i kalon rruga në arë, tregohet tolerant dhe thotë: Kjo, mbi të gjitha, bëhet për të mirën time dhe të familjes sime”, në fund kemi një rezultat të shkëlqyer si ky ku jemi sot. Herën e fundit ishim në Baldushk, ku bëmë qendrën e fshatit, pastaj në Zallherr, ku rindërtuam një shtëpi të prishur nga tërmeti, e mandej në Zallbastar po ashtu. Po vazhduam me këtë ritëm, çdo ditë nga një punë konkrete, është vetëm çështje kohe sa të kemi vendosur dorë në të gjithë territorin”, tha ai.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori