Veliaj takon artistët e muzikës popullore para koncertit të sotëm te Amfiteatri: Festojmë duke ruajtur distancat!

Veliaj takon artistët e muzikës popullore para koncertit të sotëm te Amfiteatri: Festojmë duke ruajtur distancat!

Erion Veliaj me artistët

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:00, në Amfiteatrin e Tiranës do të mblidhen disa prej emrave më të mirë të muzikës popullore, për një koncert. Në skenë do të ngjiten artistët Gena, Fatmira Breçani, Irini Qirjako, Valbona Mema, Kozma Dushi, Liri Rasha dhe Vaske Curri. Pak orë para këtij koncerti, artistët u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi qytetarët të marrin pjesë në këtë koncert festiv, por duke respektuar masat e distancimit për COVID-19.

“Jemi super-entuziastë që sot në darkë, tek Amfiteatri, do të kemi ajkën e muzikës së mirë shqiptare, në një koncert fantastik të titulluar: ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë’. Një shprehje e vjetër thotë: Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, sepse Roma ishte qendra e Perandorisë, kurse sot qendra e Perandorisë për zemrat, mendjet dhe energjinë tonë pozitive është Tirana. Ndaj, sot në orën 20:00, me kushtin e ruajtjes së distancës sociale dhe mbajtjen e higjienës, ju presim tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës. Ata që s’kanë mundësi të vijnë, mund ta ndjekin ose në televizor, ose në rrjetet sociale. Kemi nevojë të ruajmë shëndetin fizik, por kemi nevojë të ruajmë edhe shëndetin mendor, të kujtojmë më shumë muzikën, artin, kulturën, këngët e vallet tona, edhe si një lloj terapie, por edhe si një mënyrë fantastike për të rikuperuar dhe dalë më i fortë si komb, si shoqëri, nga kjo sfidë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se Tirana, pavarësisht se kaloi shumë sfida të vështira, di gjithmonë që të ngrihet shpejt dhe më e fortë. Dy këngëtaret e dashura për publikun Irini Qirjako dhe Fatmira Breçani vlerësuan rikthimin e jetës artistike në kryeqytet.

 “Ishte një mrekulli e domosdoshmëri, sidomos ne artistët dhe publiku, e ka dëshiruar dhe e dëshiron shumë sepse nga gjithë këto halle që kaluam, nga tërmeti te pandemia, ushqimi shpirtëror është gjëja më e çmuar për njeriun, aq më bukur në atë amfiteatër që është bërë i mrekullueshëm”, u shpreh Qirajko.

“Sonte do kënaqemi me këngët më të zgjedhura e më të bukura nga të gjitha krahinat e Shqipërisë”, tha këngëtarja Fatmira Breçani.

Teksa e cilësoi një surprizë të bukur ftesën e kryebashkiakut Veliaj për koncertin, këngëtari i njohur i muzikës përmetare, Vaskë Curri, tha se duke respektuar masat e distancimit, shqiptarët do ta kalojnë edhe këtë sfidë. “Edhe unë u befasova, kur më tha se do të bëjmë një koncert të madh tek Amfiteatri. Ejani të gjithë tiranasit, se këtu ka edhe shumë përmetarë, edhe nga jugu e veriu, që t’ia marrim këngës së bashku. Vetëm mbani distancat, që ta mposhtim këtë sëmundje të poshtër”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uuuu: 13/07/2020 07:44

    Po kur bone foton ku e le distancimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria