Veliaj u dorëzon kartat e anëtarësimit të rinjve: PS gati për fitore dhe për punë të mbara

Veliaj u dorëzon kartat e anëtarësimit të rinjve: PS gati për fitore dhe për punë të mbara

Kryebashkiaku Erion Veliaj në takim me të rinjtë

TIRANË- Partia Socialiste ka nisur vrullshëm punën për përgatitjen e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe koordinator politik për kryeqytetin është ndalur në njësitë 7 dhe 13 një qytet si dhe në Baldushk. Teksa u ka dorëzuar kartat e anëtarësimeve socialistëve më të rinj, Veliaj thekson se PS do vazhdojë të thyejë punën me dashuri, përulësi e këmbëngulje. 

“Tek Njësia 7 kemi thyer çdo rekord. Do vazhdojmë ta bëjmë me dashuri, përulësi e këmbëngulje. Një mirëseardhje në familjen tonë të Partisë Socialiste 10 aktivistëve të rinj në familjen më të madhe e më progresiste në Shqipëri”, tha Veliaj. 

Ai është ndalur edhe në Baldushk, ku pasi listoi investimet por dhe projektet e shumta për këtë zonë, u shpreh se PS është gati për fitoren e zgjedhjeve më 25 prill. “Gati për fitore dhe për punë të mbara! Dashuria për vendin, jo inati për tjetrin, është çelësi i fitores”, shkruan Veliaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale