Veliaj-Kryemadhit: T’u thuash njerëzve rrini në një pallat që mund të shembet, është e dalldi dhe papërgjegjshmëri

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cilëson kriminale thirrjet e Monika Kryemadhit në Kombinat, dhe të përfaqësuesve të tjerë të opozitës, që u kërkojnë qytetarëve të jetojnë në banesat e dëmtuara nga tërmeti, duke rrezikuar jetën.

Teksa bëri thirrje për mospolitizim të projekteve infrastrukturore, kreu i Bashkisë, siguroi banorët e Kombinatit edhe për dëmshpërblimet.

“Kur shihja dje, po politizoheshin edhe shtëpitë në Kombinat. Se si mund të ketë politikanë, ose politikane, që janë aq të papërgjegjshëm sa u thonë njerëzve ju s’keni për të ikur nga shtëpitë tuaja, kur inxhinieri ka firmosur që janë të pabanueshme. Jetojmë në Tiranë, çdo gjë bën vaki, por për sa kohë u shpjegojmë njerëzve që deri ditën që marrin çelësin e apartamentit të ri nuk lëvizin nga lista e bonusit dhe do vazhdojnë të rrinë në një shtëpi me qira të padëmtuar. Sigurisht, kur afron fushata, fillon dhe dalldia kolektive e politikanëve që sa kishin gjë në dorë s’bënë dot, ama kur vjen fushata mundohen të provokojnë në çdo sentiment njerëzor. Me njerëzit duhet të flasësh me qetësi. Bonusi i qirasë vazhdon derisa të marrësh apartamentin e ri, por mos e thëntë zoti të inkurajojmë njerëz të rrinë në shtëpi të dëmtuara, të cilat inxhinierët i kanë certifikuar si shtëpi jashtë përdorimit. T’u thuash njerëzve rrini në një pallat që mund të shembet, që unë të kap dy titra nëpër lajmet e ditës, është komplet e papërgjegjshme”, u shpreh Veliaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 22/10/2020 17:51

    Po cfare duhet te presesh nga nje baxhelle si Monika?

    Përgjigju
  • tosi: 22/10/2020 16:44

    Po pse o Veliaj akoma se ke kuptuar se Nafije Dybeku i leshitlikes eshte ne delir dhe mjeket bashke me bajamet i kane bere lavazh trurit. Ajo eshte nje hajdute ordinere, gruaja me gojepiset e planetit dhe fytyra me e urryer e shqiptareve.

    Përgjigju
    • Qejfliu: 22/10/2020 20:04

      Eshte femer seksi me dy kile bythe

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira