Velipojë, Massafra me fëmijët në kampin veror 'Shpresa': T’i duam dhe t'i ndihmojmë njerëzit në nevojë

VELIPOJË-Një dritë shprese për personat me aftësi ndryshe. Ky është kampi veror i projektit  'Shpresa' në Velipojë, i cili çdo vit po rritet në stafin e personelit vullnetar që zgjedhin që kohën e tyre t’ua dedikojnë shtresës më në nevojë,  personave me aftësi të kufizuar.

Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Dioqezit Shkodër-Pult shoqëruar nga Sekretari i Nunciaturës Apostolike në Tiranë Don Giuseppe Commisso vizituan kampin.

"Të mundohemi të bëjmë mirë e të falim kujdesin dhe dashurinë e munguar atyre, që kanë nevojë për mbështetjen tonë.

“Kampi veror është një dhuratë e Zotit, jetohet si një familje e vërtetë. Dashuria duhet të krijohet ai kujdesi që  ai që është më mirë duhet të kujdeset për tjetrin, duhet të krijohet ndjenja e solidariteti", tha Massafra, Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult.

Për drejtuesin e projektit “Shpresa” Luigj Mila, nxitja e vullnetarizmit është qëllimi kryesor I këtij projekti, dhe  nuk kanë munguar as donatorët.

“Ne kërkojmë dhe insistojmë që vullnetarizmi në Shqipëri të jetë një objekt dhe  subjekt pasi nëse ne nuk e ndihmojmë njëri –tjetrin qoftë dhe në ballafaqim me të huajt do të thotë që nuk jemi për njëri-tjetrin", tha Mila.

I rritur në shtëpitë e fëmijës në Shkodër, Albert Reka është prej vitesh pjesë e këtij  projekti vullnetar dhe thotë se e ndjen veten pjesë të pandarë të kësaj familje.

“Unë jam i vjetër në kamp, qysh në vitin 1998. Këtu kemi kaluar shumë fëmijë me aftësi të kufizuar, ka pas raste që disa fëmijë janë shëruar. Jam aktivizuar, falë Luigjit dhe Kryetares së Bashkisë jam integruar në jetë dhe sot unë jam i barabartë si gjithë të tjerët", u shpreh ai.

I ngritur  në  funksion, prej vitit  1998 në kampin Veror 'Shpresa' në Velipojë kalojnë pushimet verore  çdo nën kujdesin e vullnetarëve dhe të drejtuesve të projektit rreth 150 persona me aftësi ndryshe të moshave të ndryshme.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 15/08/2021 02:16

    Aman kujdes me keto kampet verore thuajuni atyre prinderve te shkrete qe nuk dine the nuk kane faj! shume nga rastet dhe abuzimet e prifterinjeve pedofil kane ndodh ne kampet verore te ketyre perverseve. Eshte si ti varesh ujkut melcite ne qafe! Ne france eshte nje nga proceset gjyqesore me te famshme qe nuk echte mbyllur ende per kete pune, eshte bere dhe film

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg