Veliu: Policia e vetme në luftën kundër kanabisit! Prokuroria asnjë hap për 15 procedime...trafikantët kanë ndryshuar strategji

TIRANË- Shifrat e raportuara nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në komisonin e Sigurisë Kombëtarë për kultivimin e  bimëvë narkotike për 2019 janë shqetësues, ndërsa ai ka ngritur tonet edhe për vitin 2020. Sipas Veliut tendenca për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal është rritur.

"Tendenca është në rritje, edhe këtë vit", tha Veliu.

Po ashtu edhe trafikantët kanë ndryshuar strategjinë e kultivimit, të cilët kanë nisur të mbjellin në zona të larta e mes pyjesh, larg fokusit të policisë duke u treguar me foto rastet e konstatuara prej tij në malet e Krujës. Veliu arsyetoi se 15 mijë procedime të policisë së shtetit janë pushuar nga prokuroria.

"Në këtë luftë ka ngelur policia, aktorët e tjerë të marrin më shumë përgjegjësi. Ka ndryshuar strategjia e trafikantëve. Tendenca e tyre është të mbjellin në zona malore, të larta, mes pyjeve. Shikoni ku kanë hapur arën, në mes të këtij pylli, për të mbjellë 30 bimë. Janë bërë 15 mijë mosfillime, pra policia ka referuar në Prokurori 15 mijë kallëzime që prokuroria nuk i ka filluar", tha ai.

Kryepolici Ardi Veliu tha se policia ka ngelur vetëm përballë luftës me kultivimin e kanabisit duke u kërkuar deputetëve të vënë në lëvizje institucionet, kryesisht ato të pushtetit vendor për të marrë më shumë përgjegjësi.

Por përplasja polici dhe prokurori për kriminalitetin vijojnë përtej shifrave. Për prokurorinë e Përgjithshme, Gjirokastra ishte qyteti me kriminalitetin më të madh në vend, ndërsa për kreun e Policisë së Shtetit, kryeson Tirana.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jsklsk: 30/05/2020 08:05

    Cop mishi drejtor i ...arit. me ato vetllat si drakula

    Përgjigju
  • Kari: 29/05/2020 20:43

    Kofte kinder maruuanws thanks

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin