Vëllai i Prengës korrier i bandës së Shijakut, nuk dorëzoi në Angli 283 kg kokainë...Pengu u mor në makinën që i vodhën një këngëtareje

Vëllai i Prengës korrier i bandës së Shijakut, nuk dorëzoi në Angli 283 kg kokainë...Pengu u mor në makinën që i vodhën një këngëtareje

1580211688_janprengafoto.jpg

Jan Prenga dhe resorti "Golden" në Shijak

Hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamëz. Kjo për arsyen se njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, i i dyshuar për transportues droge, korrier i bandës së trafikut drejtuar nga vëllezërit Hajri. Burime nga organi i akuzës thanë për gazetarin e Shqiptarja.com, Elton Qyno, se grupi kriminal me qendër në Shijak, ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë.

Në një episod të mëparshëm ky grup ka arritur të fusë me sukses në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qënë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli. Ky episod është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani.

Në dhjetor të 2019, grupi ka përdorur sërish një nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe futur në territorin anglez. Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në destinancion nga vëllai i Jan Prengës. Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri, vëllezërit nga Shijaku, Leonard dhe Altin Hajri, njëri i arrestuar tjetri në kërkim, kanë marë peng Jan Prengën në Kamëz, vëllain e personit që nuk dorëzoi në destinancion 283 kg kokainë.

Marrja peng e Jan Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Sipas policisë e prokurorisë, autorët kanë përdorur makinën e një këngëtareje, automjet i cili rezulton të jetë vjedhur prej tyre. Deri më tani policia refuzon të jepë emrin e këngëtares që i është vjedhur makina.

Pengmarja ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër Prenga në Angli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerë nga porti. Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritet angleze. Policia angleze ka dhënë informacion dhe ka bashkëpunuar me policinë shqiptare. Nga përgjimet vëllai i Jan Prengës në Angli, shprehet disa herë “ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë”.

Nga kamerat filmike, është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin "Golden" në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamzë. Ka shumë dyshime se Jan Prenga ka ndëruar jetë si paosjë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit. Jan Prenga është nxjerë i vdekur nga ambjentet e resortit Garden, siç shfaqet në disa episode të kamerave të sigurisë pranë resorit, por trupi i tij ende nuk është gjetur.


Lajmi kryesor:

Arrestohen 5 rrëmbyes! Prenga vdiq nga dhuna rrugës për në resortin 'Golden'! Konflikti për 283 kg kokainë në Angli


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë