Vëmendja jo vetëm te uji i pijshëm, Veliaj: Rrjet i ri për ujitjen e tokave në Baldushk dhe Mumajes

Vëmendja jo vetëm te uji i pijshëm, Veliaj: Rrjet i ri për ujitjen e tokave në Baldushk dhe Mumajes

Me ndarjen e re administrative, Tirana u zgjerua drejt komunave duke disafishuar edhe sipërfaqen e saj. Ndaj në këto ditë të vështira, krahas punës për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve, një vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe ujitjes së tokave bujqësore, një degë kjo e ekonomisë që po merr një zhvillim të madh këto pesë vite.

Lajmin e ka dhënë vetë kryerbashkiaku Veliaj, i cili ka shpërndarë disa foto nga puna që po bëhet në këto ditë të nxehta për zëvendësimin e tubit të amortizuar në rezervuarin e Alltatës, në Baldushk.

“Bravo ekipit që në këto ditë të nxehta po kujdesen për zëvendësimin e tubit të amortizuar në rezervuarin e Alltatës, në Baldushk. Kjo ndërhyrje përmirëson vaditjen në këtë zonë, duke futur nën ujë rreth 300 hektarë tokë bujqësore. Vazhdojmë me rrjetin e Mumajesit, i cili përfundon brenda këtij sezoni,”- shkruan Veliaj.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 10/07/2020 01:06

    Me shpejt,,,me larg, me lart,,ritem usta mete...ritem..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Minnesota mund Phoenix, fitojnë Dallas dhe Indiana

NBA/ Minnesota mund Phoenix, fitojnë Dallas dhe Indiana