'Vend i mbrapshtë', Meta i përgjigjet Ali Khameneit: Shqipëria nuk është djallëzore...jemi përkrah SHBA-ve dhe NATOS-s

'Vend i mbrapshtë', Meta i përgjigjet Ali Khameneit: Shqipëria nuk është djallëzore...jemi përkrah SHBA-ve dhe NATOS-s

Në një kohë ku tensionet mes SHBA dhe Iranit kanë arritur kulmet që pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleiman,  Presidenti i Shqipërisë, Ilir Metës ka deklaruar se Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare në interes të paqes.

Duke iu përgjigjur udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei ku ky i fundit e quajti Shqipërinë si një vend i mbrapsht, Meta ka thënë se vendi ynë nuk është  një vend djallëzor por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta. Këtu Meta i referohet vendimit të Shqipërisë për të strehuar një pjesë  të opozitës së Iranit të cilët u larguan nga regjimi i Ali Khamenei.

Ndër të tjera Presidenti i vendit Ilir Meta i ka cilësuar sulmet e Iranit me raketa ndaj bazave amerikane në Irak, si një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Meta shton se Shqipëria mbetet e vendosur përkrahë SHBA-ve.

"Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombetare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.
 Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta. Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë."
shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 09/01/2020 08:54

    Amerika ka te "drejten te beje prokurorin,gjukatesin dhe xhandarin ekzekutues ne cdo cep te botes.asnje vend nuk ka te drejte te mbrohet kur cenohet.mjafton qe amerika te thote eshte terrorist(pa u gjukuar)dhe shteti ne fjale duhet tegoditet.keshtu beri me irakun dhe asnje akuze nuk u vertetua.keshtu ben kudo.keshtu ka bere kudo.dhe asnjehete okb nuk ka gjukuar bemat e terrorizmit shteteror te shba.ashtu sic ,te pakten deri tani,ligji ne shqiperi nuk ka prekur asnje nga kukullat politikane shqiptare te vene nga amerika,pra yjet ne ngjitje.ndaj dhe deklarojne se ndjejme doren e ngrohte,jemi aleate.ndaj dhe bkh dhe spak si dore e ngrohte e amerikes do tu beje tualetin berisheve origjinale,berisheve te majte e te djathte.sic thote i madhi edi"qente le te lehin,karvani berishian do shkoje perpara.rrofte shba.po mendoja nje dite-"enveri diktator.asgje nuk iu vertetua vec kafeve nje filxhan me teper ne dite.trampi president demokrat me keshilltar vajzen,djalin,dhenderrin,etj.nepotizem i gjalle ne shtepine e bardhe.cfare keshillash do te japin ky lloj stafi?mbrojtjen nga kontrolli i kongresit.kur keta te fundit kerkojne dhe hetojne per shkarkim,sajohet rreziku iranian dhe i aqif selamit.rruga e vetme per te shpetuar eshte angazhimi i amerikes ne nje lufte.kete angazhim e ka marre persiper edhe like floriri.nje situate lufte me angazhim drejtperdrejt te shqiperise e shpeton komandant ilir floririn nga shkarkimi.keshtu dora e ngrohte ndez zjarrin edhe ne shqiperi.kush vritet?bijt e popullit.likja i ka te siguruar ne angli.

    Përgjigju
  • populli: 08/01/2020 19:43

    Babi kombit

    Përgjigju
  • O tej: 08/01/2020 17:36

    President pusht ne bllok ne dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së