Vendet e lira të punës në Lezhë, Delishi: Janë rreth 400, nuk ka interes qytetar

Zyra e punës në Lezhë ngre shqetësimin se ka vende të lira pune, por nuk ka punonjës të interesuar kundrejt këtyre vendeve të punës. Janë rreth 400 vende pune, të cilat kërkohen nga sektori privat, por interesi i qytetarëve thuajse ka qenë zero.

Shqetësimi për këtë është ngritur nga zyra e punës së këtij qarku. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Lezhë, Fatmir Delishi, kërkon nga pushteti vendor që të orientojë qytetarët drejt punësimit, pasi pjesa më e madhe tyre bëjnë aplikimet si të pa punë, por nuk janë të informuar se vendet e punës ekzistojnë. Konkretisht Delishi shprehet:

Aktualisht si qark janë 270 vende të lira pune, por janë mbi 400 vende të lira pune që sot nëse  do më vihen në dispozicion, unë jam në gjendje ti sistemoj të 400. Në rast se do bashkëpunojë në maksimum pushteti vendor me zyrat e punës, jo vetëm do hiqet ai stresi i madh i presionit që bëjnë personat që janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike ndaj pushtetit vendor, por do jetë dhe një rritje e mirëqënies së këtyre familjeve që do i orientojmë drejt punësimit.

Fatmir Delishi

Me futjen e skemës së re të punësimit në qarkun e Lezhës janë larguar rreth 3 mijë familje nga kjo skemë, por vetëm 47 prej tyre janë punësuar, shifër kjo mjaft e vogël, krahasuar me vendet e lira të punës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezhiani: 23/04/2018 22:15

    Po eshte e vertet ka vende te lire pune.Por ka nje problem qe shteti e ka len shume pas dore (rregullat e kodit te punes).Ne cdo ndermarje private kushtet jan skandal,punemarresit asnje e drejt nuk i njihet sipas "kodit te punes.As kontrata nuk lidhen,edhe ato kontrata qe lidhen jan formale dhe pa dijenin e punemarresit.Ne privat sot nuk ka,pushime,orare te caktuara,higjen,dit pushimi etj...Me pak fjal punemarresi eshte nje skllav.

    Përgjigju
    • Petrit Ndreca: 26/07/2020 14:16

      Qa punesh keni ju veni numer telefoni per kontakte

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi