Vendi mbërthehet nga shiu dhe dëbora, zbardhen Kukësi dhe Korça (VIDEO)

Sot moti me vranësira të dendura dhe reshje shiu do të vijojë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore. Këto kushte atmosferike, sipas meteoalb mbeten deri në mesditë kur moti përmirësohet gradualisht duke zhvendosur vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore. Nata rikthen kthjellimet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian vijon në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e dendur, reshjet e shiut dhe stuhitë e dëborës do jenë dominuese. Ndersa moti i kthjellët mbizoteron në Gadishullin Iberik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Korça mbulohet nga dëbora, rruga për në Dardhë kalohet me zinxhirë (VIDEO)

Edhe qyteti i Korçës dhe rrethinat sot në mëngjes janë zbardhur nga dëbora. Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm duke bërë që në segmentin rrugor të Dardhës, makinat të përdorin zinxhirë nga kilometri 6 deri ne 14, ndërkohë që është bërë kriposja. Rekomandohet për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në akset kryesore për shkak të prezencës së dëborës dhe lageshtirës.

1582195850_deborakorce001.jpg

Ora 09:38
Dëbora mbulon zonat malore në Kukës

1582187956_debore.jpg
Zonat malore në Kukës janë mbuluar nga dëbora, trashësia e së cilës ka arritur deri në 7 cm, ndërsa në zonat e ulëta ka reshje shiu. Nga dëbora që ka rënë nuk raportohet për probleme, ndërsa drejtuesit e makinave duhet të bëjnë kujdes nga lagështia në rrugë dhe prezenca e dëborës në rrugët malore.

Pamje nga qyteti i Kukësit
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MILOT-MILANO: 20/02/2020 09:53

    Jo ne proteste sepse Ilir Meta ban pjese me hajnat e shqipnise dhe i ka ngel emni ne histori per tane jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi dërgon sërish në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga mazhoranca

Rithemelimi dërgon sërish në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga mazhoranca